Çka mund të bëjë orizi për bukurinë femërore

  • 20 November 2018 - 09:10
Çka mund të bëjë orizi për bukurinë femërore

Shëroni thembrat e forcuara dhe largoni aknet Orizi është njëri ndër ushqimet që përdoret në shumë familje edhe disa herë në javë, falë efekteve të dobishme në organizmin e njeriut. Për shkak të sasisë së madhe të antioksiduesve, ndihmon në përkujdesjen ndaj fytyrës dhe trupit. Ndikon në shkëlqimin e lëkurës, largon sasinë e tepërt të yndyrës dhe shëron proceset inflamatore, sikur që janë skuqja,alergjitë dhe plagët e vogla. Orizi është i pasur me vitamina B, të cilat ndihmojnë rritjen dhe përtëritjen e qelizave, gjë që fytyrës ia jep një ten të veçantë. UJI I ORIZIT SI TONIK Orizi dhe uji, kjo është krejt ajo që ju duhet që vetë ta përgatitni këtë preparat për fytyrë, por edhe për flokë. Shpëlarja e fytyrës me ujë ku është zier orizi, e bën lëkurën më të butë dhe mund të shërbejë si zëvendësim i mirë për tonik. Nëse i lani flokët me ujë orizi, atëherë ato do ta marrin një shkëlqim të mrekullueshëm. PËRGATITJA: • Ujin ku është zier orizi vendoseni në fytyrë dhe lëreni që të teret. Pasi që fytyra t'iu teret në tërësi, fshijeni me pambuk të zhytur në ujë të distiluar. • Mund ta përdorni edhe për zbukurim të shpejtë të fytyrës dhe për heqjen e shkëlqimit yndyror nga lëkura. PILING ME ORIZ Nëse përgatitni një piling me oriz për fytyrë, atëherë mund t'i hiqni qafe puçrrat dhe aknet. Për një lëkurë të yndyrshme përgatiteni pilingun e orizit në kombinim me kafe, sodë të bukës apo qumësht. Ato do ta rregullojnë punën natyrore të gjëndrave të ngarkuara për sekretimin e yndyrës. Më nuk do ta keni një fytyrë të yndyrshme, por të freskët. Nëse keni lëkurë tepër të thatë, atëherë duhet të përzieni orizin me vaj ulliri. Vaji i ullirit hapë poret, meqë vetë mbyllja e poreve shkakton edhe problemet më të shumta me lëkurë të tharë. Ndihmon për heqjen e qelizave të vdekura, të cilat mund të hiqen edhe me oriz dhe mjaltë. Ky kombinim mund të përdoret edhe për largimin e lëkurës së forcuar nga thembrat. • Gjysmë filxhani oriz imtësojeni dhe shtojeni në një përzierje prej 2 dcl uthull molle dhe 2 lugë mjaltë. Përzieni mirë dhe fërkojeni në lëkurën e thembrave. 

(Kosova Sot)