Emily Ratajkowski vjen me foto tërheqëse, derisa artisti i saj i grimit tregon disa nga sekretet e saj të bukurisë

  • 22 November 2018 - 08:30
Emily Ratajkowski vjen me foto tërheqëse, derisa artisti i saj i grimit tregon disa nga sekretet e saj të bukurisë

Emily Ratajkowski ka shpërndarë disa foto e veshur në kostume të larjes, derisa po freskohej në një vaskë, përmes llogarisë së saj nga 'Instagram'-i. Ishte një foto e dyfishtë ku ajo ka treguar linjat e saj trupore e veshur me kostume me ngjyrë të zezë. Këto foto vijnë pak kohë pasi artisti i saj i grimit Hung Vanngo ka folur për disa sekrete bukurie të aktores 27 vjeçe, për revistën "Elle". Modelja e "DKNY" zakonisht ofron një dukje të bronztë, por artistja e saj e grimit, Hung, është po ashtu e lumtur që ajo gjithmonë është e hapur për një sy aventurist dhe ka aplikuar 'hije të kuqe dhe të kaltër të syve në të kaluarën. 'Unë mendoj se 99 për qind e fermave duan të duken të bronzta dhe seksi' Hung ka thënë për "Elle". 'Emily është mjaft e hapur ndaj grimit e edhe unë e kam aplikuar më parë hijen e kuqe dhe të kaltër të syve. Ajo në fakt është aq e bukur dhe pak e bronztë'. Hung njihet për përdorimin e ngjyrave e artisti i grimit pëlqen të përdorë produkte të forta me veshje monokromi. Ai thotë: 'Unë mendoj se klientët më besojnë. Unë zakonisht e prezantoj idenë e ato e aplikojnë. Unë gjithmonë mundohem të përdor veshjen si referencë dhe nëse vishen në të zeza, atëherë kemi më shumë liri për të bërë çfarë të duam me ngjyrat'. Artisti i bukurisë betohet edhe në pastrimin e fytyrës për të arritur një çehre të pastër të bukuroshes brune dhe sugjeron se 'një pastrim dhe hidratim i duhur', zëvendëson serumet e shtrenjta. Hai ka thënë: 'Një gjë të rëndësishme që njerëzit harrojnë ta bëjnë është pastrimi. Është me rëndësi ta bëni këtë dy herë në javë dhe kjo bën dallim të madh me cilësinë e lëkurës. Femrat që aplikojnë shumë grim dhe e pastrojnë fytyrën e tyre, kurrë nuk pastrohet mjaftueshëm. 'Trajtoni veten dhe përcaktohuni për maskë. Përcaktohuni për pastrues dhe serume të mira.

Image
Image

 

(Kosova Sot)