Flokut i duhet shkëlqim edhe në dimër, ja si mund ta gjallëroni

  • 07 December 2018 - 10:23
Flokut i duhet shkëlqim edhe në dimër, ja si mund ta gjallëroni

Thuhet se flokët janë gjysma e bukurisë së një femre dhe shumë e besojnë këtë pohim. Por kujdesi për to nuk është edhe aq i lehtë, sidomos gjatë dimrit kur temperaturat e ulëta e vështirësojnë punën. Për t’u kujdesur për gjallërinë e flokut edhe në ditë të ftohta mund të përdorni disa maska që kanë funksion gjallërues dhe mund të përgatiten në shtëpi.

Për flokë pa jetë

1 lugë gjelle mjaltë

1 gotë qumësht

Miksojini dhe masazho flokët me masën e krijuar.

Spray natyral për shkëlqim të flokut

Merr dy gjysma limoni dhe futi në një gotë me ujë. Prit derisa limoni të zvogëlohet. Ujin zbraze në një enë që lejon sprucimin dhe aplikoje në flokë në mëngjes.

 

(Kosova Sot)