Marka e të brendshmeve ”Honey Birdette” kritikohet për pornografi

  • 07 December 2018 - 10:40
Marka e të brendshmeve ”Honey Birdette” kritikohet për pornografi

Marka e njohur australiane e të brendshmeve, Honey Birdette iu është përgjigjur kritikëve të cilët e kanë kritikuar fushatën e saj të re të Krishtëlindjeve duke e cilësuar si pornografi.

Kjo markë akuzohej si shërbyes i objektivizimit seksual duke bërë që të qarkullojë edhe një peticion ku kërkohet tërheqja e reklamave.

Akuzave të tilla tashmë iu është përgjigjur themeluesja e kësaj marke, Eloise Monoghan e cila ka thënë ndihet e ofenduar ndaj mënyrës  se si kritikët iu janë qasur situatës.

“Ne menduam se do të ishim në paraqitjen tonë më të mirë këtë sezonë pushimi dhe krijuam një fushatë të gjallë që solli frymë Krishtlindjesh”, tha ajo.

 

”Megjithatë, edhe një herë ne jemi bërë objekt i ankesave që janë ndërtuar nga grupe të caktuara fetare konservatore me pretekstin e “mbrojtjes së fëmijëve”, shprehet ajo.

Image
Image
 

 (Kosova Sot)