Hapat që duhet ndjekur për aplikimin e teknikës së 'pjekjes' së grimit

  • 09 December 2018 - 08:07
Hapat që duhet ndjekur për aplikimin e teknikës së 'pjekjes' së grimit

Pjekja e fytyrës mund të tingëllojë një gjë e çuditshme, megjithatë është shndërruar në një teknikë shumë të famshme të aplikimit të grimit, që po përdoret në masë të madhe nga profesionistët. Kjo teknikë ju ndihmon që t'i fshihni poret e lëkurës dhe të bëni që lëkura juaj të duket e patëmetë. Për më tepër, teknika në fjalë ju ndihmon që grimi juaj të ketë jetë më të gjatë. Nëse dini se të konturoni, atëherë nuk do ta keni të vështirë ta mësoni teknikën e pjekjes së grimit të fytyrës.

KËTA JANË HAPAT QË DUHET NDJEKUR:

1. Zbutësi 2. Baza e rregullt e grimit 3. Fshehësi 1-2 nuanca më i çelët sesa baza e grimit 4. Pudra e tejdukshme, 1-2 nuanca më e çeltë sesa nuanca e lëkurës suaj

UDHËZIME:

1. Aplikojeni zbutësin në fytyrë dhe bëjini masazh lëkurës së fytyrës për një kohë. 2. Aplikojeni bazën në gjithë pjesën e fytyrës. 3. Merrni një sasi të vogël fshehësi dhe me gishtin tregues aplikojeni në pjesën nën sy dhe në pjesën e ballit si dhe në mjekër e në hundë. 4. Pastaj, me ndihmën e një brushe për shpërndarje të grimit, aplikojeni pudrën e tejdukshme, për vendosje të grimit. 5. Ky është hapi i vërtetë i 'pjekjes'. Duhet ta lini pudrën që të qëndrojë për 15-20 minuta. Gjatë kësaj periudhe ju mund ta aplikoni pjesën e mbetur të grimit ose t'i rregulloni flokët. Pas një kohe, do ta shihni pudrën, duke absorbuar yndyrën e tepër të fytyrës. Kësisoj ju e dini që 'pjekja' e fytyrës ka përfunduar me sukses. 6. Përfundimisht, largojeni pudrën e tepërt nga lëkura e fytyrës.

 

(Kosova Sot)