5 maska që parandalojnë elektrizimin e flokëve

  • 09 December 2018 - 19:04
5 maska që parandalojnë elektrizimin e flokëve

Nëse floku juaj është i elektrizuar, është shenjë se nuk po përkujdeseni sa duhet për të. Prandaj duhet të kujdeseni për flokun tuaj, si nga jashtë po ashtu edhe nga brenda.

Image

MASKË ME JOGURT DHE MJALTË

Përbërësit: 4 lugë jogurt (60 ml); 2 lugë mjaltë (50 g). Përgatitja: Të dy përbërësit i vendosni në një enë dhe i përzieni derisa të keni një maskë homogjene. Kjo është një sasi standarde për flokë të gjatë deri në kraharor. Nëse keni shumë flokë të gjatë, dyfishoni sasinë. Si ta aplikoni: Pastroni flokun dhe e thani me peshqir për të hequr ujin tepricë. Më pas, aplikoni maskën në flokë. E lini për 15 minuta. Shpëlani flokun si normalisht me shampo.

Image

MASKË ME VAJ JOJOBA

Përbërësit: 4 lugë vaj jojoba (60 ml) Përgatitja dhe përdorimi: Ngrohni vajin për disa minuta. Duhet të jetë më shumë se i vakët, por jo shumë nxehtë. Para se ta shpëlani flokun, aplikoni vajin në lëkurën e kokës dhe në maja. Bëni masazh rrënjëve të flokut me kujdes për disa minuta. E shpërndani nëpër maja. Bëni masazh për disa minuta dhe mbuloni kokën me një qese plastike. E lini për një orë ose gjatë natës dhe e shpëlani me shampo. Aplikojeni tretmanin një herë në javë. 

Image

MASKË ME VEZË DHE VAJ ULLIRI

Përbërësit: 2 lugë vaj ulliri (30 ml) 1 vezë (60 g) Përgatitja: Merrni një enë dhe e tundni vezën brenda. Më pas, shtoni vajin e ullirit për një masë homogjene. Si ta aplikoni: Pastroni mirë flokun dhe aplikoni maskën nga lëkura e flokut kah majat. E lini për 30 minuta dhe përfundimisht e shpëlani me ujë të vakët.

Image

MASKË ME AVOKADO DHE MAJONEZË

Përbërësit: 1 gotë majonezë (250 ml) ½ e avokados së shtypur Përgatitja: Hiqni farat dhe avokadon e vendosni në enë. Shtypeni avokadon me pirun. Më pas ia shtoni majonezën. Përzieni derisa të keni një masë homogjene. Si ta aplikoni: Pastroni mirë flokun me shampo dhe me kujdes e thani me peshqir. Aplikoni maskën. Sipër vendosni një qese plastike. E lini për 30 minuta dhe shpëlani flokun si normalisht. 

Image

VAJ KOKOSI, TË BARDHË TË VEZËS DHE QUMËSHT TË BAJAMEVE

Përbërësit: 2 lugë vaj kokosi (30 ml); 3 të bardhët e vezës; 2 lugë qumësht të bajameve (30 ml). Përgatitja: Në një enë, përzieni vezët dhe qumështin e bajameve derisa të keni një përzierje homogjene. Në fund, shtoni vajin e kokosit dhe përzieni mirë. Si ta aplikoni: Aplikoni maskën në flokun tuaj, nga majat e deri te lëkura e kokës. Më pas, shpëlani flokun me shampon. Tretmanin përsëriteni 1-3 herë në javë. 

 

 

(Kosova Sot)