Receta e shkëlqyeshme për depilim nga india antike

  • 10 December 2018 - 08:51
Receta e shkëlqyeshme për depilim nga india antike

Kjo recetë për heqjen pa dhimbje të qimeve të padëshiruara vjen nga India e largët. Të gjithë përbërësit e recetës me gjasë i keni në kuzhinë dhe, nuk ju merr as mund e as kohë, e rezultatet do t'ju lënë gojëhapur.

PËRBËRËSIT:

3 lugë miell, 2 lugë kurkumë, 1 lugë kripë, Gjysmë lugë vaj susami. Të gjithë përbërësit i bashkoni në një enë të pastër, e më pas i aplikoni në lëkurë. Ngadalë e aplikoni masën dhe e lini që të thahet për 15 deri 20 minuta. Më pas, me lëvizje të buta qarkore dhe me ujë të ngrohtë e shpëlani. Pastaj e thani lëkurën me peshqir të butë. Në fillim, këtë recetë përdoreni tre herë në javë, e kur më pas qimet të rrallohen, mund ta përdorni vetëm një herë në javë. Me këtë pastë mund të depiloni këmbët, duart dhe lëkurën e fytyrës.

 

(Kosova Sot)