Katër ngjyra që duken më të sofistikuarat për secilin sezon dimëror

  • 10 December 2018 - 19:51
Katër ngjyra që duken më të sofistikuarat për secilin sezon dimëror

Se për cilat ngjyra bëhet fjalë ndoshta edhe mund ta paramendoni, por a i keni kushtuar vëmendje nuancës precize të cilën e zgjidhni gjatë blerjes së gardërobës dimërore? Vjeshtën e kanë shënuar nuancat e dheut dhe të konjakut, e duke u bazuar në revynë e mbajtur nga shtëpia e modës 'Versace', kështu do të jetë edhe për "pre-fall 2019". Dominojnë ngjyrat e mbyllëta në kombinim me nuancat e papritura të ndezura të verdhë dhe të gjelbër. Klasikja është gjithmonë relevante, por duhet ta dini se cilat janë ato tone zotëruese dhe t'i provoni, megjithëse në shikim të parë do të mund të mendonit se nuk ju shkojnë. Dollapët përplot me radhë me xhemperët në paletën me ngjyra që ju mundojnë shumë mendjen për të zgjedhur ndonjërin, por ja cilët janë zgjedhjet më të mira për këtë, por edhe për sezonin e ardhshëm të ftohtë.

NGJYRA E VERËS

Mendoni në një gotë verë franceze "Bordeaux" dhe jeni në rrugë të mirë. Kjo nuancë e ngjyrës së kuqe ju garanton një dukje luksoze që është më se i domosdoshëm dhe më se i nevojshëm në ditët e ftohta të dhjetorit.

NGJYRA E ÇOKOLLATËS SË ZEZË

Edhe një referencë e këndshme që ju ndihmon në stilizimin e veshjeve të para sezonit festiv. Çelësi është të gjeni nuancë sa më të errët, e nëse pjesa tjetër e kombinimit është në tone të ngjashme, do të keni një dukje të bukur të ekuilibruar dimërore.

E VERDHË SAFIRI

Këtë nuancë të guximshme në skenë e kanë sjellë koleksionet e njohura botërore, si "Balenciaga" dhe "Versace". Është e hatashme si '"mjet" për freskim të ngjyrave në të cilat biem me rastin e muajve të mjegullt.

NGJYRA E GURIT TË HIRTË

Mos lejoni të mashtroheni, e kemi fjalën për nuancën e ndritshme të hirtës, asaj që do të dhurojë atë efektin ndriçues. Mund të vishni krejtësisht në veshje të hirtë në veshjet dypjesësh, ose me një numër të madh të ngjyrave, sepse e hirta është neutrale dhe klasike e përjetshme. 

 

(Kosova Sot)