Aksesori i modës që është gjithmonë i kërkuar

  • 11 December 2018 - 08:42
Aksesori i modës që është gjithmonë i kërkuar

Mund të bartet me pallto, fustane, pantallona, apo me gjithçka tjetër

Nëse planifikoni që ta pasuroni stilin tuaj me ndonjë aksesor mbresëlënës të modës, atëherë kritikët e modës preferojnë që ai të jetë rripi i lëkurës. Me gjasë keni vërejtur në "Instagram", meqë ai është në të njëjtën kohë efikas, por edhe i thjeshtë. Ne do të shtonim - edhe i domosdoshëm.

Rripi i lëkurës është ndër ata aksesorë të modës, i cili çdo kombinim e ngrit në një nivel më të lartë. Bartet me pantallonat më të thjeshta, me funde, fustane... me rëndësi është vetëm që të ketë pamje të bukur dhe që të përshtatet mirë me pjesën tjetër të stilit tuaj. Nga ky aksesor i modës nuk ndahen as Dakota Johnson apo Alexa Chang, prandaj ua preferojmë edhe juve që ta përdorni në sa më shumë mënyra. 

 

(Kosova Sot)