Trendët që do ta pushtojnë 'Instagram'-in në vitin që po vjen

  • 13 December 2018 - 19:46
Trendët që do ta pushtojnë 'Instagram'-in në vitin që po vjen

Top-mikro trendët me gjasë është vendosur të dominojnë "Instagram"-in në vitin 2019. Në një raport nga sajti "Who What Wear", ekspertët parashikojnë kthimin e të nëntëdhjetave dhe disa trendëve të tjerë.

Image

Në raundin e mikro trendëve të parashikuar për pushtimin e vitit 2019, të nëntëdhjetat neon do të bëjnë një rikthim midis shtëpive të modës, përfshirë edhe "Prada". Këtë vit ky stil ishte me të madhe i prezantuar nga Kim Kardashian, që shkëlqeu me fustanin pink gjatë muajit të kaluar, që kishte veshur një fustan të verdhë të ndritshëm prej lateksi vetëm disa javë më parë.

Image

Duke vazhduar temën boheme te 'viti i fustanit', fustanet 'prairie' është vendosur të dominojnë në "Instagram" për vitin që po vjen. Jaka e lartë, shpesh me mëngë të gjera që theksojnë secilën formë trupore, sjellin brendin, përfshirë "Ulla Johnson".

Image

Çantat me fillesa po ashtu do të jenë trend i madh për vitin 2019, me "Who What Wear" duke përshkruar projektin e dizajnit "Jacquemus' XXL" me fillesa për pranverën dhe verën e vitit 2019.

Image

Një trend paksa më kontrovers që po refuzon t'i hedhë nga moda pantallonat e shkurta si të çiklisteve, që premtojnë se do të jenë më të mëdha se kurrë më parë në vitin që po vjen, me "Fendi" dhe "Chanel", që i kanë përfshirë në koleksionet e veta "SS19".

Image

Dhe, duke vazhduar trendin luksoz sportiv, sytjenat e ngushta sportive dhe jelekë vrapi, që kompletojnë stilin shik modest për vitin 2019, midis top mikro trendëve që do ta pushtojnë "Instagram"-in në vitin që po vjen.  

Image

Ndërkohë, 'Old Celine' do të bëjnë xhiron, me pronarë krenarë të pjesëve nga drejtori kreativ i koleksionit Phoebe Philo. Sajti "The Real Real" ka paralajmëruar rritjen e 45 për qind në rritjen e kërkesave për dizajnet e saj në ditën kur e ka paralajmëruar koleksionin. 

 

(Kosova Sot)