Grimi i natës së vitit të ri, inspirim nga ylli i hollivudit, margot robbie!

  • 14 December 2018 - 08:27
Grimi i natës së vitit të ri, inspirim nga ylli i hollivudit, margot robbie!

Kemi arritur në atë periudhë kohore kur sidomos janë aktuale temat e Vitit të Ri - euforia festive ngadalë, por sigurt po merr hapësirë. Dhe, derisa mendojmë si të arrijmë me kohë për të bërë blerjet për festë, mendojmë edhe çfarë t'ju blejmë më të dashurve tanë, si dhe ku të presim edhe një trokitje të mesnatës për fillime të reja dhe lumturi që na pret në vitin që po vjen, e gjithë këtë kohë mendojmë çfarë të veshim për atë rast dhe çfarë të mbathim, si t'i rregullojmë flokët dhe si të grimosemi. Ajo që sidomos na pëlqen është se në mbrëmjen e fundvitit janë më të lejuara gjërat se zakonisht - edhe xhinglat, edhe shkëlqimi, edhe grimi. Me një fjalë - glamur. E, në hap me këtë, ne kemi hasur në një dukje për Vitin e Ri, kur bëhet fjalë për grimin, e si inspirim na ka shërbyer aktorja e Hollivdit, Margot Robbie. Me gjasë edhe juve ju pëlqen, dhe ju përshtatet me kombinimin e Vitit të Ri. Kësaj radhe tonet neutrale i lini nga anash, kur grimi është në pyetje. Propozimi ynë është që të prisni Vitin e Ri, qoftë në shtëpi apo në restorant, por ta bëni me stil, së paku kur grimi është në pyetje. Dhe, atë me stil të një ylli nga Hollivudi. Mendojmë se sidomos kjo dukje grimi është inspiruese për biondinat, brunet më të ndritshme. Dhe të shtojmë - ndoshta do të jetë zgjedhje më e mirë për ato me ten të ndritshëm. Tash, të zbulojmë se bëhet fjalë për dukje monokrom të grimit - kur mbizotërojnë nuancat e njëjta dhe të ngjashme. Kësaj radhe në pyetje janë nuancat e kuqe - shenjë mbrojtëse e flamurit dhe grimit të mbrëmjes. Natyrisht, në pyetje janë nuancat e mbyllëta, që i shkojnë mirë secilës biondinë në sy hije e kuqe, me efekt shkëlqimi dhe xhingla, që në mënyrë diskrete dominon në pjesën e poshtme të kapakëve të syve, në buzë buzëkuqi mat me nuanca të kuqe. Me një kombinim si ky të grimit në sy dhe buzë me pudrën si bazë, shkon vetëm bojëkuqi diskret dhe pak theksues në vendet ku nevojitet të theksohet dukja e freskët. Përndryshe, për një dukje si kjo të yllit Margot Robbie meritor është grimeri profesionist, Pati Dubroff. 

(Kosova Sot)