Ngjyra e verës - ngjyrë trendi, që nga vjeshta përcillet edhe në dimër

  • 17 December 2018 - 08:42
Ngjyra e verës - ngjyrë trendi, që nga vjeshta përcillet edhe në dimër

Gjatë stinës së vjeshtës një numër i madh i njerëzve përcaktohet për ngjyrën e zezë si pjesë e kombinimeve të tyre. Sot ju sjellim disa modele shumë popullore me ngjyrë të verës, që përfundimisht duhet t'i shtoni si pjesë të gardërobës tuaj për sezonin vjeshtë-dimër. Ngjyra e verës apo që ndryshe e quajnë edhe "burgundy" këtë vit ishte pjesë e pandashme e disenjatorëve të modës këtë vit.. kjo është ngjyrë që është shndërruar në "must have" për adhuruesit e modës. Aksesorët në këtë ngjyrë theksohen për nga luksi dhe klasikja, por edhe me variante zbavitëse. Nëse jeni adhurues i gjërave paksa më të shtrenjta atëherë një nga çantat "YSL" në këtë ngjyrë është blerja e duhur. Nëse pëlqeni stilin "casual", atëherë për juve këtu janë atletet "Nike" në ngjyrë të verës që kanë dimension krejtësisht të ri. Nëse pëlqeni takat, atëherë kemi çizmet deri në kyç të këmbës me mbishkrimin "Cloe", që do të shndërrohen në pjesën e përditshme të veshjes tuaj. Ekzistojnë edhe kostumet me këtë ngjyrë, por edhe një palë pantallona të ngushtë me mbishkrimin "J Beranda". 

Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)