Tri ngjyra që do të dominojnë këtë sezon dimëror

  • 17 December 2018 - 19:25
Tri ngjyra që do të dominojnë këtë sezon dimëror

Kur moda dhe kombinimet e veshjes janë në pyetje, ngjyrat luajnë një rol kyç. Kombinimi i mirë i ngjyrave secilën dukje e dërgon në një nivel më të lartë. Secili sezon sjell një apo disa ngjyra atraktive, të cilat do të mund t'i shihni nëpër rrugë apo edhe nëpër rrjetet popullore shoqërore. Këtë dimër në fokusin e modës janë ngjyrat që do t'ju mundësojnë dukje luksoze në secilin rast. 

Image

NGJYRA E VERËS

Ngjyra e kuqe e mbylltë sjell luksin secilit stil gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Përparësi e madhe e kësaj ngjyre është se po aq mirë kombinohet edhe me veshjet me ngjyrë të ndritshme dhe me veshje të zeza, kështu që do të mund të kombinoni disa kombinime interesante. 

Image

E VERDHË SAFIRI

Ngjyra e verdhë apo e gurit të çmuar, më së miri duket në materiale të buta, materiale të mëndafshta. Kjo është zgjedhja ideale e ngjyrës kur detajet janë në pyetje.  

 

Image

E HIRTA

Ngjyra e hirtë e ndritshme këtë dimër është hit absolut, sidomos është popullore kur në pyetje janë kostumet apo pantallonat. Me dezen me kuleç, ngjyra e hirtë ju mundëson të dukeni dhe të ndiheni si një femër e zonja, e suksesshme në punë dhe në secilin aspekt të jetës. 

 

(Kosova Sot)