"Glitter hair": shkëlqimi i flokëve do të jetë argëtimi i vitit të ri

  • 19 December 2018 - 08:46

Xhinglat dhe shkëlqimi janë hiti më i madh për mbrëmjen kryesore të Natës së Vitit të Ri që e kemi para. Shkëlqimi do të aplikohet në thonj, kapakët e syve, vetulla, madje edhe në flokë. Por, si të zbukuroni flokët me shkëlqim për të fituar efektin dhe njëkohësisht të keni një dukje elegante për mbrëmje? Shkëlqimi përfundimisht i ka pesë minutat e veta. Mund të duket jo vetëm në mënyrë mahnitëse, edhe shumë elegante. Për shembull, dukja e lagur të flokëve që është prezantuar nga stilistët gjatë sezonit pranverë/verë është shumë i përshtatshëm për argëtimet e natës më të gjatë të vitit. Efekti i flokëve të lagur me shumë shkëlqim është propozim për femrat e guximshme, e shkëlqimi mund të përdoret edhe në mënyrë subtile. Më së thjeshti është të përdorni krem për flokë me xhingla dhe ta hidhni në flokë. Grimcat me shkëlqim do të reflektojnë dritën me secilën lëvizje, duke shtuar stilit të flokëve shkëlqimin e mbrëmjes. Varianti më i bukur është edhe bishtkali me xhingla. Këtë ide e ka sjellë stilistja Amber Fairlie,e propozimi i saj tashmë ka pushtuar rrjetet shoqërore

(Kosova Sot)