Modelet e xhinseve që do të vishen sivjet

  • 07 January 2019 - 19:34
Modelet e xhinseve që do të vishen sivjet

Pa marrë parasysh se sa ndryshojnë trendët e modës, ekzistojnë ata që kurrë nuk dalin nga moda. Natyrisht, e kemi fjalën për xhinset që janë pjesë e pandashme e dollapëve tanë, dhe të cilat pëlqejmë t'i kombinojmë në mënyra të ndryshme, duke filluar nga ato si pjesë e lehtë, e deri te ato në vendin e punës. Se cilat xhinse do të vishen sivjet jua zbulojmë në vazhdim.

Image

KËMBËT E RRAFSHËTA DHE BELI I THELLË

Për fillim një model shumë klasik - xhinse pa elastinë, me bel të thellë dhe me këmbë të rrafshëta që nuk janë as të gjëra as të ngushtë dhe që qëndrojnë drejtë. Në princip, na kujton një tip të xhinseve që janë veshur në të nëntëdhjetat, e tash e një kohë janë të pranishme në skenën e modës. Më së miri duken si pjesë stilit modest të modës dhe mund të kombinohen gjatë gjithë vitin, me bluza të zakonshme, xhemperë, shkëlqyeshëm duken me atlete dhe me çizme apo këpucë të rrafshëta, sidomos shkojnë edhe me një pallto "oversized"!

Image

XHINSE TË ERRËTA DHE MODELI I 'ZILEVE'

Edhe më tutje jemi në të nëntëdhjetat. Xhinset e errëta që zgjerohen deri në formë të ziles apo kambanës, por nuk ngjasojnë aspak me modelet hipi që ishin aktuale në të tetëdhjetat, po ashtu do të jenë në fikus sivjet. Po ashtu duket se më së miri përshtaten si pjesë e stilit të lehtë-sportiv. 

Image

XHINSET E GRISURA

Me siguri se keni xhinse të grisura në dollap dhe ndoshta hezitoni t'i vishni sepse mendoni se nuk janë në modës dhe se janë shumë 'joserioze'. Ndoshta nuk janë zgjedhje ideale në disa raste formale dhe modeste, por kjo nuk do të thotë se nuk janë në trend - përkundrazi. Mund t'i vishni në variantin ditor dhe përshtaten fort në stilin e modës së qytetit. E nëse nuk keni një palë xhinse të tilla, grisni disa prej tyre që nuk I vishni më.

Image

KËMBËT E GJERA ME XHEPA

Dhe tani edhe një trend që kishte shënuar vitet 2000 kur modelet e xhinseve janë në pyetje. "Jeans" me këmbë të gjera që në fakt kombinohen me këpucët me taka, apo xhinset me bel të thellë me rrip dhe po ashtu me xhepa nga anash, lehtë kombinohen me bluza dhe këmishë. 

 

(Kosova Sot)