Radha i ka ardhur çantës

  • 08 January 2019 - 19:59
Radha i ka ardhur çantës

Ja cilat janë çantat e disenjatorëve të njohur, që do të jenë më të pëlqyerat gjatë vitit 2019. Përgatituni që përsëri të nxirrni nga ormani modelin e çantës të cilin nuk e kemi bartur tash e dy dekada. Çantat e disenjatorëve janë përherë të pëlqyera nga ata që e ndjekin modën, e të mos flasim për ata që jetojnë për të. Drejtorët kreativë të shtëpive të modës 'high-fashion', përdorin çdo rast që ta ngjallin ADN-në e brendit për të cilin krijojnë, e aksesorët e modës janë rast ideal që ta shohim estetikën unike të secilit prej tyre. Viti 2019 përfundimisht do të jetë viti gjatë të cilit do të kthehet tendenca e çantës me rrip të shkurtër, e cila bartet në njërin krah.

Image

"FENDI BAGUETTE"

Kjo çantë paraqet edhe një dëshmi shtesë, se moda është ciklike dhe se gjithçka kthehet. Shtëpia italiane e modës e ka krijuar këtë aksesor të modës, i cili tani ekziston edhe në variantin 'denim', apo të stolisur me detaje të ndritshme, derisa adhuruesit e modës do të bëjnë turr në dyqane ku shiten versionet "vintage" të kësaj çante. 

Image

"PRADA SIDONIE"

Nostalgjia për epokën e viteve të '90-ta vazhdon. Çantat e vogla me dorëz të shkurtër që barten në sup, janë frymëzim i preferuar i disenjatorëve, ku Prada ka krijuar një version të përkryer të kësaj çante. Bëhet fjalë për modelin "Sidonie", i cili vjen në një diapazon të gjerë të ngjyrave mbresëlënëse, me anë të të cilave në mënyrë efikase arrihet pamja spektakulare. Kjo çantë do të jetë e preferuar nga koleksionistet e çantave. 

Image

"MULBERRY HAMPSTEAD"

Brendi luksoz i njohur për aksesorë të lëkurës, të cilët ndoshta nuk i takojnë linjës së parë të çantave IT, por që preferohen nga zonjat me ekspresione më pak "mainstream". Mini versioni "Hampstead" tanimë është vërejtur te "influenceret" skandinave. Ajo posedon një rrip më të shkurtër, e mund të bartet edhe si "crossbody".

Image

"DIOR SADDLE"

Ndoshta edhe kthimi (comeback) më i madh, ofron dëshmi se ia vlen, meqë pritet që "Dior" të nxjerrë në treg edhe disa versione të reja. 'Mini', 'midi', 'Oblique': të gjitha këto janë referenca për modelin "saddle". Modeli klasik monogram ndan popullaritetin edhe me çantat tjera inovative, e ekzistojnë edhe çanta të zeza dhe të bardha, te të cilat rripi është i printuar. 

Image

"GIVENCHY MINI GV BUCKET"

Çanta "bucket", për të cilën shpresojmë se do ta shohim vitin tjetër te Meghan Markle, duke qenë se "Givenchy" është njëri ndër brendet e saj të preferuara, sidomos prej se në krye të pjesës kreative të kësaj shtëpie franceze të modës gjendet britanikja Clare Waight Keller. Ajo është e dizajnuar në nuanca të sofistikuara të së gjelbrës, bordosë, ngjyrës bezhë dhe asaj të zezë. 

 

Image

"MIU MIU CONFIDENTIAL"

Çantat me zinxhir, edhe atë të artë, ofrojnë një pamje të sofistikuar për ngjarjet glamuroze, ku përparësia qëndron te fakti se, më së mirë duket me "outfit" casual. Materialet e pelushit janë njëra nga shenjat mbrojtëse të kësaj shtëpie italiane të modës, por me çantën "Confidential" ata kanë lënë prapa të gjitha çantat e deritashme. 

Image

"CELINE C"

Hedi Slimane ka shkaktuar një bum të vërtetë duke marrë postin e drejtorit kreativ të shtëpisë së modës "Celine", prandaj tani të gjitha kreacionet nga koleksioni i ri janë nën thjerrëzën e kritikëve të modës. Ajo që shohim tani për tani, është se dizajnët e saj janë më të fortë dhe më të guximshëm. Mini çanta me shenjën C është dëshmi për atë që themi.

 

(Kosova Sot)