Pse kam dhimbje te të pasmet?

  • 09 January 2019 - 11:32
Pse kam dhimbje te të pasmet?

Dhimbja te të pasmet është e padurueshme, arsyet e së cilës mund të jenë nga më të ndryshmet

Në këtë artikull kemi përmendur disa shkaqe kryesore, përgjegjëse për krizat në fjalë:

1. Periodat

Dëshironi të dini një fakt interesant? Periodat lidhen drejtpërsëdrejti me jashtëqitjen tuaj. Acidet lyrore, prostaglandinat e kontraktojnë mitrën duke shkaktuar ngërçe që zhduken përgjatë zorrëve dhe i shtyjnë disa gra të jashtëqitin më shumë gjatë periodave.

Kështu mos u habisni nëse do t’ju duhet t’i hapni dyert diarresë dhe krizave të shumta.

2. Hemorroidet

Hemorroidet janë enë gjaku të fryra që formohen në anus (pjesa e jashtme) dhe rektum (pjesa e brendshme); kryesisht te femrat shtatzëna, personat që vuajnë nga kapsllëku apo që qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë. Dhimbja? E pashmangshme?

3. Endometrioza

Rreth 11% e grave kanë endometriozë, e cila konsiston në rritjen jashtë mitrës të indeve që në fakt vijëzojnë vetë atë.

Shpërthimi i tyre gjendet më së shumti te tubat fallopianë, në sipërfaqen e jashtme të mitrës ashtu siç mund të shtrihet edhe në zonën e zorrëve. Kur kjo ndodh shkaktohet një lëvizje e dhimbshme e zorrëve.

4. Nervi shiatik

Nervi shiatik është i trashë sa gishti i madh i dorës dhe zgjatet përgjatë fundit të shpinës, së pasmeve dhe këmbëve. Kur nervi “cenohet” shfaq dhimbje veçanërisht në zonën e vitheve.

Nëse nervi në fjalë irritohet, specialistët shprehen se ndjenja është e njëjtë me nguljen e gjilpërës apo kafshimin e qenit.

5. Sindroma piriformis

Sindroma piriformis është një gjendje neuromuskulare (një moskomunikim mes nervave dhe muskujve) që shkakton dhimbje të ijëve dhe të të pasmeve. Dhimbja bëhet e fortë dhe therëse sapo lëvizni ijën; pra dhimbje gjatë ecjes, uljes apo vrapimit.

Të tjera:

6. Herpes gjenital

7. Çarje anale

(Kosova Sot)