4 modele të fustaneve, që më 2019 kanë statusin e top- trendit

  • 09 January 2019 - 08:52
4 modele të fustaneve, që më 2019 kanë statusin e top- trendit

Jo shumë moti kemi konstatuar se fustanet maksi janë një prej trendëve kryesorë në skenën e modës këtë dimër. Kjo sidomos na intereson ta kuptojmë se çfarë mund të presim këtë vit, a mbetemi edhe më tutje në modelet e valëzuara dhe cilat janë materialet dhe dezenët në fokus. Të gjitha këtyre pyetjeve, përgjigjet u pasojnë në vazhdim.

Modeli i fustaneve "Preria"

Në çfarë ju kujtojnë këto fustane? Në ato zonjat nga filmat nëpër ferma kur rregulloheshin të mërkurave. Për çdo rast, bëhet fjalë për një trend retro, dhe shumica e quajnë modë të vjetër, por si e dini në botën e modës kjo është relative dhe diçka që mundet përsëri të jetë në fokus dhe aktuale. Kësaj radhe - fustanet maksi, të tkurrura në bel, me dantella dhe kollare, me mëngë të fryra dhe me modele me lule janë në rrjedhën e re moderne. Mund të kombinohen me çizme dhe duken efektive në stilin ditor.

Image

 

Fustane me detaje

Motivet janë përhapur, e ato të kafshëve i lëmë jashtë tregimit. Kryesisht, edhe më tutje jemi me gjurmë me fustanet maksi, kësaj radhe i dëshirueshëm është edhe zinxhiri si detaj i modës, që thekson bukurinë tuaj, e kur larat janë në pyetje, mund të jenë të llojllojshme, por gjithmonë me gjurmë - me motive të luleve dhe gjeometrike.

Image

 

Fustanet "Boho"

Dashuria për stilin 'boho' të modës, që pëlqejmë të vishet verës, nuk do të thotë se nuk mund të vishet edhe ditëve të dimrit. Megjithëse fustanet 'boho' nuk janë ndonjë risi në këtë periudhë, gjatë verës do të jenë me ngjyrë të bardhë dhe të tejdukshme - ideale për plazh.

Image

 

Fustanet "Leopard"

Siç e thamë, për motivet e kafshëve kemi një hapësirë të veçantë, sepse me gjasë kjo kategori nuk e ka ndërmend të zbresë nga skena e modës. Edhe gjatë vitit 2019, është në fokus, sidomos variantet e leopardit. Por, pos leopardit, aktuale do të jetë edhe motivi i gjarprit, qoftë në gardërobë, apo si detaj mode në rrip, çantë apo ngjashëm. 

Image

 

(Kosova Sot)