Pse ndodh që thonjtë janë më të brishtë gjatë dimrit dhe si të kujdesemi për ta?

  • 09 January 2019 - 13:32
Pse ndodh që thonjtë janë më të brishtë gjatë dimrit dhe si të kujdesemi për ta?

E keni pyetur veten se pse thonjtë janë të fortë dhe të shëndetshëm gjatë verës, ndërsa në dimër bëhen shumë të brishtë dhe thyhen? Me siguri që e keni pyetur nëse kjo gjë ju ndodh edhe thonjve tuaj

Temperaturat e ulëta jashtë dhe ajri i thatë brenda ndikojnë negativisht në thonjtë tuaj, të cilët bëhen më të dobët dhe thyhen lehtësisht.

Po ashtu, ekspozimi ndaj kimikateve apo ujit ndikon në dobësimin e tyre. Megjithatë, ka disa mënyra se si të kujdeseni për thonjtë tuaj gjatë stinës së dimrit.

Shmangni sa më shumë ujin

Mbajtja e duarve për një kohë të gjatë në ujë ndikon negativisht në thonjtë tuaj, pasi than yndyrën e thonjve duke shkaktuar kështu thyerjen e tyre. Nëse e keni të pamundur ta shmangni ujin, aplikoni vaj kutikulash në thonjtë tuaj për t`i hidratuar ata.

Mbani dorashka

Kalimi nga temperaturat e ftohta (jashtë) në ato të ngrohta (brenda) shkakton dehidratim të tepërt. Përdorimi i dorashkave do të rregullojë disi temperaturën.

Mbajini thonjtë të shkurtër

Nëse vuani nga thonjtë e brishtë në dimër, mundohuni t`i mbani ata të shkurtër. Në këtë mënyrë do të shmangni thyerjen e tyre. Për të shkurtuar thonjtë tuaj zgjidhni një limë delikate, jo shumë të ashpër.

Hidratojini

Ashtu si duart, edhe thonjtë kanë nevojë për hidratim, sidomos gjatë muajve të ftohtë, kur dehidratohen më shumë së kurrë, këshillon Class. Përdorni një krem me përmbajtje dylli për mbrojtje sa më të mirë të thonjve.

Shmangni acetonin

Shmangni pastruesit e thonjve që përmbajnë aceton, pasi ai i dëmton dhe i zverdh ata. Po ashtu, mundohuni të mos i lyeni thonjtë gjatë dimrit për t`i lënë të marrin frymë.

(Kosova Sot)