Maskë nga patatet dhe vezët: E vetmja që heq lodhjen dhe qeskat e errëta nën sy

  • 09 January 2019 - 18:40
Maskë nga patatet dhe vezët: E vetmja që heq lodhjen dhe qeskat e errëta nën sy

Ka kaluar pritja e Vitit të Ri, e nëse ndejat e çmendura kanë lënë gjurmë në fytyrën tuaj, ju sjellim maskat natyrale për fytyrë, që zbutin qeskat e errëta nën sy dhe freskojnë fytyrën. Megjithëse qeskat e errëta nën sy nuk përbëjnë rrezik për shëndetin, ju bëjnë të dukeni të lodhura dhe më të moshuara. Është fakt se këto maska mund t'ju ndihmojnë të dukeni më të freskëta.

Image

MASKË ME TRANGULL DHE QUMËSHT Ju nevojiten një trangull dhe një lugë qumësht. E bluani trangullin dhe qumështin, për të fituar një pastë. Efekti do të jetë më i mirë nëse maskën e vendosni për 15 minuta në frigorifer, e më pas e aplikoni në fytyrë dhe në hapësirën përreth syve. E lini të veprojë për 30 minuta dhe e shpëlani me ujë. Trangulli përmban antioksidues dhe flavonoide që zbutin skuqjet, të ënjturat dhe irritimin. 

Image

 

MASKË ME PATATE DHE VEZË

Ju nevojiten një patate dhe të bardhat e vezës. Pastrojeni dhe qërojeni pataten, e vendosni në blender bashkë me të bardhat e vezës, për të përgatitur një pastë. Aplikojeni pastën në një peshqir të pastër dhe e qitni sipër syve, e mbani aty për 20-30 minuta. E shpëlani me ujë të vakët. Enzimat që gjenden në patate e zvogëlojnë qëndrimin e ujit në hapësirat përreth syve. Vezët përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe kështu pakësojnë qeskat përreth syve. 

Image

 

MASKË ME BANANE DHE LIMON

Ju nevojiten një banane dhe një lugë lëng limoni. Qërojeni dhe e shtypni bananen dhe ia shtoni lëngun e limonit, e përzieni për të formuar një pastë. E aplikoni në fytyrë dhe me kujdes e vendosni përreth syve. E lini që të veprojë për rreth 15 minuta, dhe e shpëlani më pas me ujë të vakët. Bananet përmbajnë shumë vitamina, përfshirë edhe vitamina C, mangan, kalium dhe bakër. Vitamina C, që gjendet në limon, ndihmon në hedhjen jashtë të helmeve nga lëkura, e limoni, po ashtu, e shndrit edhe lëkurën ,duke hequr edhe qeskat e errëta përreth syve. 

 

(Kosova Sot)