Trendët e manikyrit që na presin sivjet

  • 10 January 2019 - 19:22
Trendët e manikyrit që na presin sivjet

Viti i Ri me vete sjell edhe trendë të rinj të modës dhe bukurisë. Tashmë, kur jemi në vitin 2019, na intereson se çfarë na ofron ky vit në temën e manikyrit. "Instagram"-i edhe kësaj radhe na ka shërbyer si inspirim.

Varianti në temën e thoit francez, por në mënyrë krejt ndryshe, dhe manikyri që përshtatet absolut për secilin rast. Së pari, baza është llak në ngjyrë mishi, më pas imitimi i thoit francez është linja e hollë e bardhë, por kësaj radhe diagonale në krahasim me pllakën e thoit, dhe si detaj i vogël shtoni edhe pika të vogla, që krejt manikyrin tuaj e bën më interesant. 

Image

Poashtu në tone të qeta neutrale dhe të ndritshme - kombinimi i ngjyrës së bardhë gëlqere të llakut dhe nuanca të rozës së zbehtë, në mënyrë që të jetë efektive, por prapë jo kombinim që bie fort në sy.  

Image

Ngjyra mat e ndritshme e hirtë është hit i ri në botën e bukurisë, e është bartur edhe te trendët e manikyrit. Në fakt, duket shumë interesant - lë gjurmë, jo aq shumë bie në sy, sidomos kur kombinohet me thonjtë me gjatësi mesatare. E për t'i shtuar manikyrit edhe më në atraktivitet, një thua në secilën dorë ta ndryshoni. E marrë parasysh se ende zgjat shpirti festiv, nuk janë tërhequr as manikyrit tipik dimëror - në tone të argjendta, me yje, flluska, që mundet të jetë zgjedhje e duhur për çdo ditë - nëse është në masë. Kështu, teknika 'belayage' në thonj që krahason pigmentet e llakut me xhingla në mënyrë që të bjerë në sy mund të jetë rënia e pikës. 

Image

 

Ngjyrat e buta pastele me motive të arta përsëri janë zgjedhje e atyre që pëlqejnë nuancat e ngrohta kur manikyri është në pyetje. E kemi thënë se më 2019 edhe thonjtë 3d do të jenë në fokus, por kujdesuni të jetë mesatar, vetëm në njërën dorë, dy thonj më së shumti. Dhe për fund, edhe një propozim interesant - se si mund të kombinoni 3 ngjyra të llakut dhe të arrini efektin e formës gjeometrike.

 

(Kosova Sot)