Përgatiteni kremin për 'hekurosjen' e rrudhave

  • 11 January 2019 - 08:49
Përgatiteni kremin për 'hekurosjen' e rrudhave

Nëse ndonjëherë keni kërkuar të gjeni një krem që hekuros rrudhat, atëherë keni menduar se pa një të shtrenjtë nuk mund të bëni gjë. Për këtë arsye, ju sjellim një krem të thjeshtë që lehtë mund ta përgatisni në shtëpinë tuaj.

Përbërësit: ¼ e gotës vaj bademi; 2 lugë vaj kokosi; 2 lugë dyllë; ½ e lugës vaj me vitamina E; 1 lugë gjalpë 'shea'. Vaj eterik sipas dëshirës. Të gjithë përbërësit i hidhni në një kavanoz prej qelqi. Në enë hidhni ujë për të mbushur ¾ e enës, e hidhni në shporet dhe brenda hidhni kavanozin, pa kapak dhe e lini në ujë të vluar derisa përbërësit brenda të bashkohen. Kur të jenë bashkuar, masën e hidhni në një kavanoz të vogël, e lini në temperaturë të dhomës dhe e ruani në vend të ftohtë. Kremin e aplikon në mëngjes dhe në mbrëmje, pasi ta keni pastruar fytyrën.

(Kosova Sot)