Këshilla të thjeshta për thonj më të shëndoshë

  • 11 January 2019 - 11:34
Këshilla të thjeshta për thonj më të shëndoshë

Shumë femra kanë telashe me thonjtë e tyre, për shkak të faktit të thjeshtë, që ata janë tejet të brishtë dhe si rrjedhojë thyhen lehtë. E, nëse edhe ju i përkisni këtij grupi, ndiqni këshillat e mëposhtme për të pasur thonj më të fortë e më të shëndoshë

Image

1. Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është një ilaç shumë i rëndësishëm për trajtimin e thonjve të dobët, pasi që ky lloj vaji, përveçqë i zbut thonjtë, ndihmon edhe në riparimin e dëmeve dhe në zbutjen e lëkurës përreth thonjve. Thjesht, bëjini masazh thonjve me vaj ulliri të vakët, duke trajtuar edhe pjesën e sipërme edhe atë të poshtme të thonjve. Prisni pesëmbëdhjetë minuta, para se t’i pastroni thonjtë me ujë. Përsëriteni këtë proces dy deri në tri herë në javë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

2. Çaji i gjelbër

Edhe çaji i gjelbër ju ndihmon të keni thonj më të fortë dhe më të shëndoshë. Antioksiduesit, të cilët gjenden në masë të madhe në çajin e gjelbër, ju ndihmojnë që t’i forconi thonjtë dhe njëkohësisht t’i eliminoni shenjat e verdha, që herë pas here shfaqen në thonj. Vlojini 250 mililitra çaj të gjelbër, lëreni të ftohet dhe zhytini thonjtë në të, duke i lënë që të qëndrojnë në çaj për pesëmbëdhjetë minuta. Këtë gjë duhet ta bëni dy herë në javë.

Image

3. Vaji i trungut të çajit

Vaji i trungut të çajit është një tjetër element i rëndësishëm për riparimin dhe forcimin e thonjve të dëmtuar. Për më tepër, ky lloj vaji parandalon edhe infektimet e ndryshme të thonjve, nëpërmjet eliminimit të baktereve. Hidhni disa pika vaj të tillë në një enë të vogël me ujë të vakët dhe zhytini thonjtë në të, për t’i lënë që të qëndrojnë rreth tre minuta. Përsëriteni këtë trajtim dy herë në javë.

Image

4. Vaji i vitaminës E

Vaji i vitaminës E është shumë i rëndësishëm për trajtimin e thonjve të brishtë, pasi që aftësitë zbutëse të këtij vaji bëjnë që thonjtë tuaj të mbesin të hidratuar dhe të shëndoshë. Hapeni një kapsulë të vitaminës E, për ta nxjerrë vajin. Aplikojeni vajin në thonj dhe bëjuni masazh me kujdes për disa minuta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

5. Uthulla e mollës

Për trajtimin e thonjve të brishtë duhet të përdorni edhe uthullën e mollës, që është e pasur me magnez, kalium, kalcium dhe hekur, përbërës këta që promovojnë shëndetin e thonjve tuaj. Përzieni sasi të barabartë të uthullës së mollës dhe ujit dhe në përzierjen e fituar zhytini thonjtë, duke i lënë që të qëndrojnë për 5-10 minuta, çdo ditë për disa javë me radhë.

Image

6. Birra

Birra është e pasur me silic, që gjithashtu ndihmon në trajtimin e thonjve të brishtë. Birra gjithashtu përmban kalium dhe biotinë, që ju ndihmojnë të keni thonj më të fortë dhe më të shëndoshë. Thjesht, nxeheni një lugë gjelle vaj ulliri në mikrovalë dhe përzieni me një lugë gjelle birrë dhe një lugë gjelle uthull molle. Në përzierjen e fituar zhytini thonjtë dhe lërini të qëndrojnë për pesëmbëdhjetë minuta.

Image

7. Bëjuni masazh thonjve

Një tjetër metodë e lehtë për stimulimin e rritjes së thonjve të shëndoshë e të fortë është edhe masazhi. Masazhi përmirëson qarkullimin e gjakut, duke bërë që thonjtë tuaj të mbesin më të fortë dhe më të shëndoshë. Gjatë masazhit mund të përdorni krem të thonjve, vaj bajamesh apo vaj kokosi. E rëndësishme është që thonjtë të trajtohen nëpërmjet masazhit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

8. Konsumoni ushqime të pasura me proteina

Të gjitha këshillat, të cilat ua sollëm deri më tani, kanë të bëjnë me kujdesin për thonjtë që vjen nga jashtë. Mirëpo, rëndësi të madhe në arritjen e thonjve të fortë e të shëndoshë ka edhe mënyra se si ushqeheni. Konsumimi i ushqimeve të pasura me proteina ju ndihmojnë që të keni thonj më të fortë, në anën tjetër, mungesa e proteinave në trup shkakton shfaqjen e shenjave në thonj dhe njëkohësisht edhe dobësimin e tyre. Ndër ushqimet më të pasura me proteina janë: mishi i pulës, vezët, pemët me lëvozhgë të fortë, ushqimi i detit dhe produktet e qumështit me nivel të ulët të yndyrës.

Image

(Kosova Sot)