Kjo do të jetë ngjyra më e kërkuar sivjet

  • 12 January 2019 - 19:29
Kjo do të jetë ngjyra më e kërkuar sivjet

Nëse e verdha gjithmonë ka qenë në listën tuaj të dëshirave, viti 2019 vërtet është koha e duhur që përfundimisht të ngjyroseni me ngjyrën e dëshiruar. Mirëpo, nuk është njëjtë se cilën nuancë do të zgjidhni, sepse e verdha krem këtë vit do të jetë ngjyra më e kërkuar, theksojnë stilistët nga Hollivudi.

Shikoni sa flokë të përsosur ka këngëtarja Jennifer Lopez, apo Mariah Carey, që tash e një kohë kujdesen për një ngjyrë si kjo dhe ju shkon në mënyrë fantastike. Kjo nuancë e bukur e verdhë shkëlqyeshëm ju shkon edhe vajzave me flokun e errët, e pjesën tjetër të flokut ta ngjyrosni në këtë nuancë të butë. Nëse vendosni për këtë nuancë, kujdesi për flokun duhet të jetë në rend të parë, sepse kjo ngjyrë nuk i duron tonet e verdha kështu që kërkon preparate të veçanta, por rezultatet janë fantastike.

"Pajtohem se e verdha krem do të jetë një nga ngjyrat më të kërkuara sivjet sepse bukur ju shkon vajzave m çehre të ndritshme, e po ashtu edhe atyre me ten më të errët. Mos kini frikë ta provoni", shpjegon stilistja e yjeve Stephany Brown.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)