Highlighter-i rozë, trendi i ri në grim

  • 14 January 2019 - 09:53
Highlighter-i rozë, trendi i ri në grim

Kur bëhet fjalë për temën e grimit, besojmë se edhe për juve ky produkt grimi është një nga më të preferuarit që përdorni në rutinën tuaj të zbukurimit. Është i pashmangshëm nëse dëshironi të theksoni disa pjesë të fytyrës, përkatësisht, t'i ofroni freskinë e duhur. Natyrisht, pjesë e rëndësishme e imazhit të lehtë pranveror do të jetë edhe sjellja e dritës në fytyrë, që është e pamundur të bëhet pa 'highlighter'. Mirëpo, kësaj radhe gjërat bëhen edhe më interesante, sepse në skenë shfaqet highlighterrozë, i artë.

Dhe vërtetë, efekti që arrihet me këtë është hatashëm - në të njëjtën kohë është tërheqës, në mënyrë të përsosur i shkon dukjes ditore dhe të mbrëmjes. Me sa duket këto nuanca të arta dhe ato rozë janë gjithnjë e më popullore, sidomos kur bëhet fjalë për zbukurimin. Ky produkt me të madhe është shfaqur në skenë dhe në mënyrë të hatashme përshtatet me atmosferën e ditëve pranverore, e besohet se të njëjtin efekt do ta ketë edhe në stinën e verës.  

(Kosova Sot)