Teni "Joga", trendi i ri i bukurisë, për të cilin femrat do të çmenden sivjet

  • 14 January 2019 - 08:22
Teni

Vitin e ri, sikurse gjithmonë, e fillojmë me trendë të rinj bukurie, e i pari prej tyre është teni 'Joga'. Në fakt, bëhet fjalë për arritjen e dukjes së shkëlqyeshme të fytyrës, që do të dukeni thuajse porsa keni dalë nga një seancë e jogës. Teni 'Joga' nënkupton dukje të freskët dhe natyrale të fytyrës. Me këtë teknikë arrihet një dukje me shkëlqim e lëkurës, pa mbuluar aspak mangësitë. Si të arrini deri te ky ten i fytyrës? Këtë dukje fillojeni me prodhimet me kujdes. Së pari aplikoni kremin ose serumin në lëkurën e fytyrës dhe e lini që lëkura t'i thithë përbërësit për nja pesë minuta. Më pas, hapi i radhës është të aplikoni krem që ka fuqi korrektuese dhe aplikoni highlighter-in e lëngshëm, që ju ofron shkëlqimin natyral. Në sy aplikoni nuanca të buta të hijes. E vetullat i rregulloni në mënyrë natyrale. Në mënyrë që ta forconi efektin e shkëlqimit, aplikoni pak shkëlqim buzësh.

(Kosova Sot)