Platforma shoqërore "pinterest" shpall stilin më popullor për sivjet

  • 16 January 2019 - 08:21
Platforma shoqërore

Ajo që është popullore në 'Pinterest' zakonisht bëhet hit edhe në jetën reale, e trendët e fundit në këtë platformë shoqërore parashikojnë vitin e stileve më praktike të flokut. Në bazë të statistikave më të reja, numri i kërkimeve për "baby bangs", përkatësisht "balluket e shkurta",është rritur për 51 për qind kështu që me arsye të fortë besohet s kjo do të jetë stili më popullor këtë vit. Lirisht mund të themi se cila nga femrat kur ka qenë e re ka qarë shkaku i ballukeve tepërt të shkurta që nëna në shpejtësia ua ka rregulluar, e tash do të jetë një hit i vërtetë. Popullaritetit të madh e të shpejtë të stilit si ky i kanë kontribuar edhe femrat e famshme, si Bella Hadid dhe Emma Watson, që i kanë aplikuar që vitin e kaluar. Trendin e ka paralajmëruar revyja e shtëpisë së modës "Miu Miu" në Javën e Modës në Paris ku të gjitha modelet kishin, balluke të shkurta. Sado të shkurta të jenë, me rëndësi është të mos kalojnë përtej vetullave, e nuk ka pse të jenë të barabarta. Ana pozitive e këtij trendit është se mund të përshtaten me të gjithë, gjatësia e pjesës tjetër të flokut nuk ka rëndësi. Por, duhet ditur s ky stil nuk ju shkon të gjithave, kështu që, para se të përcaktoheni për këtë stil, këshilloni stilistin tuaj. 

 

(Kosova Sot)