Fshehtësia prej dhjetë sekondash që heq vitet nga fytyra juaj

  • 20 January 2019 - 08:25
Fshehtësia prej dhjetë sekondash që heq vitet nga fytyra juaj

Kur grimi është në pyetje, secila femër ka produktin e vet të preferuar. Ndoshta kjo është maskara, pudra e lëngshme ose shkëlqyesi gjenial për buzë. Por, nëse dëshironi të dukeni më të reja, prodhimi që sa më parë duhet të jetë produkti juaj i referuar është bojëkuqi. Në fakt, me plakjen tuaj, ngjyra natyrale në faqe fillon të humbet. Nëse dëshironi që për kohë më të gjatë të dukeni të reja dhe të freskëta, shërbehuni me këtë fshehtësi.

Hapi i parë:

Me brushë lehtas kaloni sipër bojëkuqit, tërhiqni faqet dhe prodhimin e aplikoni në pjesën më të theksuar të mollëzave. Kjo është pjesa e fytyrës, ku në mënyrë natyrale do të skuqeshit si pasojë e aktiviteteve fizike apo ditës së kaluar në plazh.

Hapi i dytë:

Me lëvizje të shpejta e të lehta, bojëkuqin e aplikoni përgjatë eshtrave të faqeve, duke përfunduar deri te veshtë. Përzieni mirë prodhimin në mënyrë që të përshtatet me ngjyrën natyrale të lëkurës tuaj.

Hapi i tretë:

Me sfungjer të lagur merrni pak pudër të lëngshme dhe e aplikoni sipër buzëkuqit. Në këtë mënyrë bojëkuqi do të duket natyral, e fytyra juaj do të fitojë freski.

(Kosova Sot)