Ja si mund t'i bëni flokët tuaj të duken të pastër, pa i larë

  • 20 January 2019 - 09:23
Ja si mund t'i bëni flokët tuaj të duken të pastër, pa i larë

Flokët cilësohen si gjysma e bukurisë për vajzat dhe gratë dhe kërkojnë një përkujdes të madh. Që të duken të pastër dhe me shkëlqim duhet t`i lani përditë, por larja e shpeshtë nuk këshillohet dhe ndonjëherë nuk keni as kohë. Mos u mendoni gjatë, pasi ekziston një zgjidhje tjetër, shampoja e thatë.

Shampoja e thatë është një produkt që fare thjeshtë mund ta mbani me vete në çantë. Përveçëse ju ndihmon të kurseni kohë, është e mirë edhe për ambjentin pasi kurseni ujë dhe energji. Ajo përthith yndyrën e flokëve dhe i bën ata të duken të sapo larë.Mënyra e aplikimit është e thjeshtë, ajo sprucohet në rrënjë prej një distance 30 cm.

Nuk rekomandohet të përdoret shumë herë rresht, pasi mund të krijojë një shtresë pluhuri të bardhë në flokë, gjë që ne nuk e duam. Por mbetet zgjidhja më e mirë për të gjitha vajzat, të cilat dëshirojnë që flokët e tyre të duken gjithmonë të pastër.

 

(Kosova Sot)