5 veshjet që momentalisht jua hollojnë belin

  • 11 shkurt 2019 - 08:25
5 veshjet që momentalisht jua hollojnë belin

Nëse vuani për të pasur një bel të hollë dhe të ngushtë, përcaktohuni për gardërobën që në mënyrë vizuale e hollon dhe e bën më tërheqës.

Pantollat me shirita

 Një nga fshehtësitë më të vjetra të stilit për arritjen e linjës më vitale dhe arritjen e gjatësisë. E përderisa shiritat horizontale do t'ju 'shkurtojnë' vizualisht dhe ju bëjnë të dukeni më e trashë, ato vertikale në pantallona do të kenë efekt më të dobishëm. Beli më i hollë, këmbët më të gjata.

Fustanet me rryp

Stili i famshëm - nëse dëshironi të theksoni apo holloni belin, vendosni rrip. Por kini kujdes që të mos jetë aksesorë që bie shumë në sy. Më mirë të zgjidhni një rrip që nuk bie fort në sy.

Veshje me bel të thellë

Pos se zgjat këmbët në mënyrë vizuale, belin e bën më të hollë sesa që në të vërtetë është. Pantallona apo çfarëdo të zgjidhni, por të jetë me bel të thellë, do të theksoni belin dhe krejt trupin e bëni më joshës.

Xhaketat e strukturuara

Kjo pjesë e modës ta zgjidhni duke jua përcjellë linjën e trupit, sepse krijon iluzionin e figurës vitale, sidomos nëse është e tkurrur apo me kopsa përreth belit.

Fundet

Me gjatësi mesatare apo deri nën gjunjë, këto funde bukur do të theksojnë të pasmet tuaja dhe të gjitha asetet tuaja. Femërore dhe elegante, lë përshtypje dhe kurrë nuk do të gaboni nëse e zgjidhni

(Kosova Sot)