Lucy Boynton si frymëzim: Idetë më të mira për të theksuar qerpikët dhe sytë

  • 14 February 2019 - 08:15
Lucy Boynton si frymëzim: Idetë më të mira për të theksuar qerpikët dhe sytë

Një nga aktoret aktualisht më të kërkuara, Lucy Boynton, jo vetëm se na mahnit me talentin e saj prej aktores, por edhe me dashurinë me Rami Malek, si dhe me grimin e saj të jashtëzakonshëm, yshtësit e të cilës pëlqejmë t'i huazojmë.

E bukura Lucy, gjithnjë na lë pa tekst kur i shohim fotografitë e saj nga tepihu i kuq. Gjithsesi është edhe ndjenja e saj për stilin, që e bën më unike. Deri më tani kemi pasur mundësi ta shohim me qerpikët e theksuar, me linjën e jashtëzakonshme të nxjerrë të eyeliner-it, ose me hijen që në mënyrë të hajthme thekson sytë e saj të gjelbër dhe njerëzit dashurohen në të në shikim të parë.

Grimi i saj duket i thjeshtë dhe na duket sikur fshehtësia është të gjejmë pjesën më të bukur në fytyrë dhe t'i kushtojmë vëmendje. Në rastin e saj, sytë janë diçka që theksohen dhe e bëjnë më të veçantë. Qerpikët "XXL" në kombinim me eyeliner-in me një shtesë diskrete të hijes, dhe është krejt e parëndësishme se çfarë buzëkuqi do të zgjidhni, bën edhe pa të. 

Image
Image

(Kosova Sot)