Ide për flokët me gjatësi mesatare, që duhet t'i kopjoni këtë pranverë

  • 17 February 2019 - 07:58
Ide për flokët me gjatësi mesatare, që duhet t'i kopjoni këtë pranverë

Për periudhën më të gjatë kohore, floku me gjatësi mesatare është parë si fazë në rritje, që duhej të rezistonte derisa duhej ta shkurtonit përsëri apo t'i rritnit komplet. Por, së fundmi, floku me gjatësi mesatare ka shtuar në popullaritet, si nga stilistët po ashtu edhe te të famshmit, falë faktit se të gjithave u rri për mrekulli. Kështu, nëse keni flokun me gjatësi mesatare apo po mendoni ta shkurtoni paksa, ja disa nga stilet që duhet provuar

1/ Drejt dhe lëmuar

Në mënyrë që shkurtimi i flokut tuaj të duket thuajse e keni rritur dhe më me stilin aktual, siç e shohim edhe te bukuroshja Lucy Hale, shkurton majat çdo gjashtë javë në mënyrë që të duken të freskëta.

2/ Balluket e valëvitura

Ndryshimet me gjasë kanë momentin e vet këtë pranverë (shikojeni bukuroshen Karlie Kloss) dhe nëse dëshironi ta kapni trendin, kërkoni nga stilisti juaj të shtojë disa balluke të buta me strukturë, sikurse të Tami Williams, që shtrihen sipër qerpikëve dhe i japin formë fytyrës.

3/ Bishtaleci i pjesshëm

Me një gjatësi mesatare sikurse flokun e Vanessa Hudgens, mund ta grumbulloni flokun në një bishtalec dhe ende të keni flokë të lëshuar, që ju pushojnë pranë fytyrës.

4/ Një bishtkali ultra gjysmë të lartë

Nëse floku juaj nga prapa nuk është i gjatë mjaftueshëm për një bishtkali të lartë, aplikoni një gjysmë-bishtkali, sikurse stili i bukuroshes Jasmine Sanders.

5/ Gjysmë-bishtaleci

Stilistja e flokut, Justine Marjan, thotë se prerja e flokut në gjatësi mesatare është mënyra më e mirë për të ekspozuar veshjen dhe një gjysmë-bishtalec si Yara Shahidi ju bën të dukeni edhe më në hap me modën.

6/ Bishtkali i strukturuar

Floku me gjatësi mesatare duket i hekurt - e prerja e bukuroshes Nina Dobrev në fakt është ende i gjatë mjaftueshëm për të shtrënguar në bishtkali. 

7/ Valët e strukturuara

Nëse shtoni pak valëzim në flokun tuaj e bëni që floku juaj të duket paksa më i shkurtë dhe më i lëmuar, pa pasur nevojë në fakt për ta shkurtuar atë. Shikoni dukjen e Lana Condor. 

8/Dukja e lagësht

E vetmja mënyrë që ta mundësoni stilin e lagur të flokut të duket edhe më 'cool' është me prerjen deri në kraharor. Dhe, me një gjatësi si të Selena Gomez, nuk keni nevojë të brengoseni se kremi dhe vaji do të dalë në sipërfaqe.

(Kosova Sot)