Stilistët e grimit të yjeve zbulojnë fshehtësitë e tyre që ua ndryshojnë jetën

  • 20 February 2019 - 18:59
Stilistët e grimit të yjeve zbulojnë fshehtësitë e tyre që ua ndryshojnë jetën

Kur bëhet fjalë për krijimin e grimit me stil, kush di ta bëjë më mirë sesa profesionistët? Së fundmi, dy nga këta profesionistë, Jason Hoffman dhe Tracey Dennis, sjellin këshillat e tyre më të mira dhe fshehtësitë e industrisë së grimit.

Image

SI TË APLIKONI QERPIKËT E RREMË SI PROFESIONISTE?

Nëse kurrë nuk i keni vendosur qerpikët e rremë, se sa e vështirë është kjo punë me gjasë jeni e vetëdijshme. Ngjitësi i tepërt dhe përfundoni në telashe, pak ngjitës qerpikët fillojnë të ngrihen lart. Jason thotë se këtë mund ta bëni duke vendosur qerpikët drejt në linjën e tyre me një brushë këndore. Pastaj, aplikoni qerpikët në mënyrë individuale. 

Image

PASTRONI HIJEN E SYVE ME LEHTËSI

Duke përdorur hijet e syve me pigmente do të thotë se mbeteni me dështim apo bazë të mangët. Për ta rregulluar këtë, Jason këshillon të aplikoni pluhur të butë për të vendosur nën hapësirën e syve. Nëse ka një dështim, do të bjerë në pluhur dhe nuk ngjitet për bazën tuaj. Një brushë e shpeshtë është krejt çfarë ju nevojitet.

Image

MËNYRA MË E MIRË TË KOMBINONI BAZËN E NGJYRËS

Baza e ngjyrës që përputhet me nuancat e lëkurës tuaj është një shkencë në vete, dhe ka shumë mënyra për ta bërë këtë. Metoda e Jason përfshin tri nuanca dhe aplikimi i secilës në linjë të vogël në fund të gjysmës së faqes afër nofullës. Çelësi është që secilës ngjyrë t'i jepni kohë të mjaftueshme për t'u vendosur në lëkurën tuaj e para se të vendosni për nuancën sigurohuni që edhe pjesët e tjera të trupit i keni marrë në konsideratë.

Image

MËNYRA MË E MIRË PËR TË APLIKUAR MASKARËN NË QERPIKËT E POSHTËM

Aplikimi i maskarës në qerpikët e poshtëm mund të bëjë që sytë t'ju fryhen. Për ta thjeshtësuar jetën, në vend të shkopit, përdorni formulën e aplikimit të drejtpërdrejtë në brushën e vogël këndore. Përfundimi është një aplikim më preciz pa bërë tollovi. 

Image

SHKËLQENI ME "SMOKEY EYE"

Krijimi i efektit "smokey eye" nuk ka të bëjë me zgjedhjen e një ngjyrës së veçantë të hijes së syve, ka të bëjë me teknikën, Tracey ka shpjeguar të përkushtuarve të grimit. Ajo thotë të filloni me një bazë të thellë, më pas shtoni pak dimension. Ideja është të krijoni kontrast. Aplikoni eyeliner-in e bardhë në këndet e brendshme të syve.

 

(Kosova Sot)