Ja përse muskujt nuk ju zhvillohen aq shpejt siç do të dëshironit

  • 22 February 2019 - 15:54
Ja përse muskujt nuk ju zhvillohen aq shpejt siç do të dëshironit

Deri më tash me gjasë keni dëgjuar se ushtrimet e forcës janë shumë efikas nëse për qëllim keni pakësimin e indit yndyror dhe t'i ndërrojnë muskujt. Por, nëse nuk përdorni stimulues si ushtrimet e ndryshme, përsëritje të një numrit të caktuar të ushtrimeve, forma e trupit nuk do të ndryshojë siç e keni pritur.

Trajnerja Shon Vertue ka zbuluar se cili set i ushtrimeve është ideal për muskujt e krejt trupit. "Për çdo ditë jam dëshmitare e faktit në palestër ku meshkujt zgjedhin peshat që nuk dinë si t'i ngritin si duhet, e femrat zgjedhin ato tepërt të lehta. Rezultatet janë lëndimet në rastin e meshkujve ose mungesa e rezultateve te femrat", ka shpjeguar ajo. Prandaj, ajo këshillon që të zgjidhni pajisjet që mund t'i ngrini.

"Nëse e vëreni se është tepër e rëndë, gjithmonë mund të zgjidhni më të lehta", ka porositur femrat, derisa meshkujve u sugjeron që këshilla të kërkojnë tek ekspertët në palestër, përkatësisht trajnerit. Secila lëvizje që ka treguar nevojitet të përsëritet katër herë nga 40 sekonda me 20 sekonda pushim dhe 60 sekonda hapësirë midis secilit ushtrim. "Nëse dëshironi sfidë shtesë, ushtrimet i përsëritni në dy raunde". 

(Kosova Sot)