Imperativi natyral i bukurisë: Tre trendë të grimit që do t'i adhuroni këtë sezon

  • 23 February 2019 - 07:44
Imperativi natyral i bukurisë: Tre trendë të grimit që do t'i adhuroni këtë sezon

Pasi që këtë sezon bota e bukurisë është përcaktuar për dukjen natyrale dhe dukjen e thjeshtë, përsëri aktualë janë trendët klasikë të bukurisë, në të cilët shumica e femrave kënaqen. Marrë parasysh imperativin e bukurisë natyrale, këtë sezon këto janë trendët e grimit që do të aplikohen.

Nuancat e ngrohta të bojëkuqit

Nuancat e pjeshkës dhe ato rozë të buta lëkurës tuaj i japin dukje të shëndetshme dhe të freskët, kështu që janë hap i pashmangshëm në krijimin e dukjes së freskët 'nude'.

Llaku 'nude' për thonj 

Nuancat 'nude' si e livandës, rozë e butë, ngjyrë shampanje, duarve u japin dukje të butë dhe femërore, kështu që sivjet do të jenë ngjyrat më të përdorura në thonj.

Teni joga 

Teknika e grimit, që lëkurës tuaj i siguron shkëlqimin natyral dhe freskinë, këtë sezon është trendi kryesor në grim. Lëkura me shkëlqim dhe rrezatuese do ta theksojë bukurinë tuaj natyrale.

(Kosova Sot)