Si ta arrijmë efektin e syve të mëdhënjë?

  • 12 March 2019 - 18:09
Si ta arrijmë efektin e syve të mëdhënjë?

Si ta arrini përmes grimit efektin tuaj të preferuar? Pa dyshim se njëri ndër momentet më të rëndësishme është grimi adekuat i syve. Derisa ka trendë të grimit, të cilët mund t'i bëjnë sytë tanë që të duken më të vegjël, për fat ka edhe trendë të tillë, të cilët i bëjnë sytë tanë të duken më të mëdhenj.

Image

PËRKUJDESUNI PËR QESKAT E SYVE DHE PËR VETULLAT

Pa këtë, asnjë grim në sy nuk do të duket bukur, sidomos nëse keni problem me qeska të fryra të syve. Për t'i zvogëluar ato, para vënies së grimit duhet që të vendosni filtra të çajit të kamomilit, të cilët më parë i keni zier dhe ftohur, e më pas me anë të korrektorit duhet të maskoni të metat. Hapi tjetër janë vetullat tuaja, meqë ato me të vërtetë janë korniza të syve tuaj. Vetullat duhet të jenë të rregulluara dhe me formë që përshtatet me fizionominë tuaj. Mundeni edhe t'i theksoni me anë të lapsit.

AJLAJNERI

Ajlajneri ka rëndësi kur duhet theksuar grimin në sy, me qëllim që sytë të duken më të mëdhenj. Ajo që ka rëndësi, është që linja e ajlajnerit ta përcjellë formën natyrore të kapakut të syve, e ju mund të përcaktoheni edhe për një formë më dramatike, sidomos kur bëhet fjalë për grimin e mbrëmjes, kur ajlajnerin mund ta theksoni edhe më shumë. 

Image

KORNIZA E JASHTME E SYVE

Kur flitet për lapsin e syve, atë gjithsesi vendoseni edhe në linjën e epërme, si dhe atë të poshtme të kapakëve, por ashtu që ta arrini efektin e kornizës së jashtme, d.m.th. duke theksuar jo këndin e brendshëm, por atë të jashtëm të syve. Kështu ata do të duken më të mëdhenj!

LAKIMI I QERPIKËVE DHE MASKARA

Nuk dyshojmë se tanimë e dini që asnjë grim në sy nuk do të duket i plotë, pa përdorimin e maskarës në qerpikë, e që ata t'i bëni më dramatikë, mundeni edhe t'i lakoni. 

Image

 

HAJLAJTERI!

Hajlajteri ka rëndësi të madhe dhe jep atë efektin përfundimtar. Me gjasë tanimë dini si ta veni atë në ato pika të fytyrës tuaj, në të cilat thyhet drita, por ajo që ka rëndësi në bërjen e syve që të duken më të mëdhenj, është që atë ta veni nën vetulla, si dhe në ashtin e faqeve!

Image

THEKSOJENI PALËN E KAPAKËVE TË SYVE

Theksimi adekuat i palës së kapakëve, do ta shtojë thellësinë si dimension të syve tuaj, duke e bërë shikimin më depërtues. Për këtë shkak, kurrë nuk duhet ta anashkaloni këtë hap në vënien e hijes kozmetike. Në tërë kapakun e syve së pari vendosni ndonjë nuancë neutrale të ndritshme, sikur që është hija bezhë, krem, e bardhë, e më pas vendoset hija më e errët në nuancën e dëshiruar. Më pas ju duhet brusha për shpërndarjen e hijes kozmetike, duke zbutur kufijtë midis hijes së ndritshme dhe asaj të errët. Në fund, në vetë këndin e jashtëm të palës vendoseni hijen edhe për një nuancë më të errët. Tani efekti do të jetë i garantuar. 

Lexo edhe këtë: Merita Halili, një zë i ëmbël i melosit popullor kombëtar (Foto)

(Kosova Sot)