Muaji i lindjes mund të zbulojë se cilat janë ushtrimet ideale për ju

  • 13 March 2019 - 16:47
Muaji i lindjes mund të zbulojë se cilat janë ushtrimet ideale për ju

Me siguri e keni vërejtur se disa ushtrime ju përshtaten më shumë se disa të tjera. Është koha ta kuptoni se cilat ushtrime ju përshtaten në bazë të muajit të lindjes.

JANAR

Këta njerëz janë liderë natyralë. Nuk lodhen dhe në gjithçka japin mundin maksimal. Pasi pëlqejnë të jenë aktivë, u përshtaten të gjitha sporteve, më së miri gjenden në vrapim dhe skijim.

SHKURT

Njerëzit e lindur në këtë muaj të veçantë, i cili dallohet për nga ditët e pakta, edhe ata janë të veçantë. Gjithçka lehtë ju mërzitet nga rutina. Prandaj, më mirë ndihen në ushtrimet në lëvizje, duke kombinuar ushtrimet e ndryshme.

MARS

Të lindurit në muajin e tretë kalendarik kërkojnë heshtje dhe qetësi, kështu që nuk përshtaten me ushtrimet në grup apo në palestër. Më me dëshirë zgjedhin notin që u mundëson 'ikjen' nga bota.

PRILL

Këta njerëz dallohen për nga trimëria, kështu që nuk habit fakti se në mënyrë tipike kërkojnë sfida të reja. Nuk janë lojtar ekipi, kështu që pëlqejnë sportet ku vetë i arrijnë rezultatet. Ndoshta hedhja e diskut është ushtrim për ta. MAJ Të durueshëm, por shumë kokëfortë dhe të palodhur Pikërisht janë të tillë njerëzit e lindur në muajin maj. Aspak befasuese, ushtrimi i tyre ideal është qëndrueshmëria.

QERSHOR

Njerëzit e lindur në këtë muaj janë shumë inteligjentë, por edhe shumë emocionues dhe nuk janë adhurues të sporteve konkurruese e as ushtrimeve. Më së shumti ju shkojnë për shtati "pilates" ose joga.

KORRIK

Edhe një adhurues të ushtrimeve të pavarura. Nuk pëlqejnë t'ju urdhërojnë, e aq më pak konkurrenca me të tjerët. Edhe pse joga i relakson, më me dëshirë zgjedhin ushtrime nga "YouTube", të cilat i mësojnë larg syve nga të tjerët.

GUSHT

Këta njerëz kënaqen në shoqëri me të tjerët, kështu që ushtrimi i vetëm për ta nuk vjen në shprehje. Më me dëshirë shkojnë në palestër, ku njëkohësisht mund të provojnë ushtrime të ndryshme, por edhe duke biseduar me ta. SHTATOR Këta adhurojnë të gjitha ushtrimet dhe sportet që nënkuptojnë qëndrimin në të hapur, kështu që përcaktohen për ngasjen e biçikletës, volejboll në rërë.

TETOR

Njerëzit e lindur në këtë muaj më së miri ndihen kur ushtrojnë në çift. Mu për këtë arsye, zgjedhje e shkëlqyeshme për ta janë të gjitha llojet e vallëzimit.

NËNTOR

Janë njerëz besnikë, por edhe pëlqejnë hakmarrjen. Pos kësaj, janë shumë të fortë e nëse i mposhtni më shumë inatosen nëse herën tjetër i mposhtni. Nuk pëlqejnë ushtrimet në çift sepse duan të jenë përgjegjës për rezultatet e arritura. Sporti ideal për ta është boksi.

DHJETOR

Interesimin dhe motivimin e tyre është e vështirë për ta mbajtur, kështu që nuk vijnë në shprehje sportet që nënkuptojnë përsëritjen e gjërave dhe ushtrimeve të njëjta. Prandaj zgjedhin ushtrimet me rrotacion.

Lexo edhe këtë: Shkurte Gashi dhe Loredana, së shpejti në duet, vendosin me 'kallë' Pranverën (Foto)

(Kosova Sot)