Ngjyra tepër e bukur për flokët brune

  • 14 March 2019 - 18:23
Ngjyra tepër e bukur për flokët brune

A i keni përcjellë trendët e fundit të bukurisë kur bëhet fjalë për ngjyrosjen e flokëve? Tashmë jemi në kalimin midis dimrit në pranverë dhe gjithçka interesante ndodh në atë plan. Së pari na ka befasuar paralajmërimi se e kaltra prej platini po shkon në harresë, si dhe se në fokus do të jetë, së paku siç ka bërë të ditur Instagram-i, ngjyra e ashtuquajtur "mustardhair" ose ngjyra e mustardës. Ky trend ju kushtohen në veçanti bruneve, megjithëse besojmë se edhe bukurosheve tjera mundet t'ju duket si frymëzues.

Image

Stilistët dhe profesionistët kur bëhet fjalë për këtë trend janë pajtuar njëzëri në lidhje me diçka - është ideal për brune, si për ato të errëta, po ashtu edhe për ato më të ndritshme. Po ashtu, bëhet fjalë për ngjyrën e flokëve që nuk është risi absolute, në fakt është frymëzuar nga një trend ekzistues që ka hasur në pranim të madh. Në pyetje është ngjyra e flokut rozë-e artë, që tash e një kohë është shumë popullore dhe për të cilën në princip përcaktohen biondinat, apo brunet e ndritshme. Në fakt, rozë e artë, si dhe ngjyrat pastele të flokëve, janë numër një, që kanë pushtuar krejt vitet 2017 dhe 2018.

Image

Tash duket radhën e ka ndryshimi i trendëve, apo thënë më mirë vetëm një vazhdim ndryshe i këtij trendit, marrë parasysh faktin se në skenë është shfaqur ngjyra kafe-rozë e flokëve. Mënyra në të cilën nuancat rozë dhe kafe mes vetes përshtaten, duhet ta pranojmë se është fantastike, e efekti i ngjyrës dhe stilit atraktiv të flokëve me këtë ngjyrë është i pagabueshëm. Ajo, sidomos stilistët profesionalë, theksojn se është kjo ngjyrë e flokëve te brunet kërkon intervenim minimal. Po ashtu, këtë ngjyrë në trend e përshkruajnë si bazë për tonet e pjeshkës dhe nuancave rozë, që në një bazë të tillë kontribuojnë në efektin përfundimtar. 

Image

Edhe kësaj radhe, meritat për një trend si ky i takojnë Thi Thao Tu, i cili në njërën nga deklaratat e tij ka dhënë edhe fshehtësinë dhe ka thënë se përzierja rozë kafe, përzierje e blanshit, tretmanit "Olaplex", si dhe nuancave kafe dhe të kuqe të ngjyrave për flokë. Rezultati - ngjyrë unike e bakrit rozë, kafe. Natyrisht, 'Instagram'-it i mbetet vetëm ta vërtetojë popullaritetin e këtij trendit, që bazuar në fotografitë dhe numrit të publikimeve nuk ka mbetur prapa. 

Image

Si thoni? A mund ta imagjinoni veten në ngjyrën e flokut rozë kafe? 

 

(Kosova Sot)