Ilaçet natyrale që shërojnë thonjtë e brishtë dhe që thyhen lehtë

  • 15 mars 2019 - 15:37
Ilaçet natyrale që shërojnë thonjtë e brishtë dhe që thyhen lehtë
Image

Faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë në dobësimin e thonjve. Ushqimi i dëmshëm, mungesa e nutrienteve, infeksionet në gishtërinj, përdorimi i disa produkteve irrituese janë disa nga shkaktarët për thonj të brishtë e që thyhen shpejt

Image

 Vaji i kokosit thoit i ofron lagështi dhe redukton rrezikun për infeksion. E aplikoni të ngrohtë në thonjtë tuaj dhe bëni masazh për pesë minuta dhe kështu e përmirësoni qarkullimin e gjakut në atë hapësirë.

Image

E Kapsulat me vitamina E përmbajnë një vaj që duhet ta aplikoni drejtpërdrejt në thonjtë tuaj për t'i parë shpejt rezultatet. Bëni masazh thonjve me këtë vaj për çdo ditë dhe i forcon

Image

 Është e rëndësishme që të konsumoni ushqime të pasura me vitamina A dhe B për faktin sepse ato promovojnë prodhimin e keratinës. Karotat, domatet, dredhëzat, specat dhe kungujt ndihmojnë në forcimin e thonjve. Po ashtu, konsumoni mish, peshk, qull, bishtaja, patate, spinaq dhe patëllxhan. 

Image

Uthulla e mollës është e pasur me hekur, kalcium, vitamina, kalium dhe magnez. Po ashtu përmban acid acetik dhe acid malik që reduktojnë rrezikun nga infeksionet. Duke i futur thonjtë në përzierjen e sasisë së barabartë me ujë dhe uthull molle, thonjtë i bëni më të fortë. Bëjeni pesë herë në ditë.

Image

Betakarotina dhe vitaminat B dhe C me të cilat trangujt janë të pasur, i forcojnë thonjtë. Krejt çfarë duhet është të përzieni në blender gjysmë trangulli me një gotë ujë (250 ml) dhe t'i futni thonjtë në përzierjen e fituar për disa minuta.

Image

Substancat që qepa ia dhuron thoit është kundër kërpudhave dhe kundër baktereve. Për t'i mbrojtur thonjtë tuaj nga infeksioni dhe thyerjet, copëtoni qepën dhe vendosi gishtërinjtë tuaj brenda këtyre pjesëve për pesë minuta.

Image

Hudhra është e pasur me mineralet, si kalcium, sulfur, zink, bakër, kalium, acid fosforik dhe vitamina A, B dhe C. Hidhni pak hudhër të shtypur brenda preparatit që ju jep shkëlqim thonjve.

(Kosova Sot)