Ky fund tashmë po e pushton 'Instagram'-in, është i lirë dhe hatashëm kombinohet

  • 16 March 2019 - 08:32
Ky fund tashmë po e pushton 'Instagram'-in, është i lirë dhe hatashëm kombinohet

Këtë pranverë po arrijnë trendët vibrues, femëror, e fjalën kryesore midis tyre do ta ketë një model i veçantë i fundeve.

Kjo veshje është bërë popullore në mënyrë ekstreme në "Instagram", ju pret nëpër dollapët e dyqaneve, megjithëse shpejt shiten, nëse është për t'u besuar statistikave. Ndoshta kjo është një veshje për të cilën askush nuk ka menduar, por në fakt na gëzon fakti - në mënyrë të papërshkrueshme është elegant, dhe lehtë kombinohet në diçka të lehtë dhe stil relaksues. Bëhet fjalë për fundet prej sateni apo të mëndafshta me modelet retro, derisa kur vishen janë shumë moderne. Ky është një model i thjeshtë që vjen në një ngjyrë, megjithëse detajet e kafshëve janë të mirëpritura, derisa që tani ka pushtuar zemrat e bukurosheve nëpër rrjetet shoqërore. Është shumë praktik, sepse duket shkëlqyeshëm në kombinim me bluzë apo këmishë, po ashtu edhe me xhemper, bluzë me jakën 'T' apo xhaketë prej lëkure. Edhe një përparësi e këtij fundit është se mund të kombinohet me taka çizme dhe atlete. Mangësia e vetme është se nuk i përshtatet secilës - duhet të jeni paksa e gjatë me trup, ose ta vishni në kombinim me taka. 

(Kosova Sot)