Çfarë thotë për ju ‘eyeliner’-i që e përdorni?

  • 16 March 2019 - 09:14
Çfarë thotë për ju ‘eyeliner’-i që e përdorni?

Duke u bazuar në qëndrueshmërinë, teksturën dhe formulën e tij, secila prej nesh e ka ‘eyeliner’-in e preferuar që e zgjedhim, kur dëshirojmë që të krijojmë një dukje më elegante. Megjithatë, a e keni ditur se lloji i ‘eyeliner’-it, të cilin e zgjidhni, mund të thotë diçka edhe për personalitetin tuaj?

Eyeliner’-i i lëngët

Femrat që e zgjedhin këtë lloj të ‘eyeliner’-it, në jetë e kërkojnë vetëm më të mirën. Nëse edhe vetë e përdorni më së shpeshti këtë lloj, gjasat janë të mëdha që edhe ju të jeni perfeksioniste. Natyrisht, ky është brisk me dy tehe. Edhe pse është mirë që ta kërkoni përsosmërinë, duhet ta dini se një gjë e tillë megjithatë nuk ekziston, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

ImageEyeliner’-i marker

Nëse dëshironi një ‘eyeliner’ paksa më të trashë, sesa ai klasik në formë lapsi ose ai me strukturë të lëngët, do të thotë se keni frymë aventureske, dhe se nuk keni frikë që të dilni nga kufijtë e pritur. Kreativiteti është ana juaj më e fortë dhe, edhe pse kjo linjë e karakterit nganjëherë theksohet tepër, bëhet fjalë për një karakteristikë që e pëlqeni më së shumti te vetja.

Image

Eyeliner’-i në formë xheli

Nëse përdorni ‘eyeliner’ në formë xheli, është e sigurt se preferoni lirinë dhe mendimet e hapura. Jeni shumë e pavarur dhe pakkush mund t’ju nxjerrë jashtë rrugës të cilën e keni planifikuar për vete. Kur bëhet fjalë për stilin tuaj, të gjithë që ju njohin sadopak do të thonë se i takoni epokës së viteve të shtatëdhjeta të shekullit të shkuar.

Image

 

Eyeliner’-i në formë

Të gjitha femrat të cilat, përveç produkteve të ndryshme në treg, ende përdorin ‘eyeliner’ në formë lapsi, janë shumë rezistuese ndaj secilit lloj të ndryshimit. Nuk ka asgjë të keqe në faktin se ju pëlqen klasikja dhe trendët që nuk harrohen, por nganjëherë e teproni me qëndrimet tuaja, kështu që të tjerët mund t’ju karakterizojnë si tepër kokëfortë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

(Kosova Sot)