Maska ushqyese për flokë

  • 19 March 2019 - 08:42
Maska ushqyese për flokë

Sikur lëkura, po ashtu edhe flokët kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm, duke i mbrojtur kryesisht nga dehidrimi

Mu sikur edhe lëkura, edhe flokët janë të ekspozuara ndaj faktorëve të ndryshëm, të jashtëm, ku si pasojë flokët humbin vetitë e tyre natyrore, duke u bërë të dobëta, të brishta dhe të dehidruara. Kjo bën që flokët të duken të pajeta dhe humbin vëllimin. Nëse doni që flokët tuaja të jenë të bujshme dhe atraktive, ato duhet të jenë të hidratuara. Pra, përpos përdorimit të shamposë dhe balsamit, rëndësi ka që flokëve t’ua sigurojmë edhe një kujdes shtesë, në formë të maskave.

Ja propozimi për një maskë të tillë.

Përbërësit: avokado, dredhëza, vaj ulliri, qumësht kokosi, mjaltë, një vezë. Gjykuar sipas përbërësve, kemi të bëjmë me një maskë hidratuese!

Vaji i ullirit dhe kokosi janë ndoshta mënyra më e mirë për hidratimin natyror të flokëve; avokado është i pasur me thartira yndyrore; mjalti është shumë ushqyes, e vezët janë burim i proteinave për flokë.

Përgatitja:

Ndrydheni gjysmën e avokados, disa dredhëza, shtojeni një lugë kafe mjaltë, po aq vaj ulliri, qumësht kokosi dhe një të verdhë të vezës. Përzieni të gjitha mirë e mirë. Maskën vendoseni nga rrënjët deri në majë, meqë ato duhen hidratuar përgjatë tërë gjatësisë së tyre. Maska duhet të vihet në flokë të lagështa, por jo tepër të lagështa dhe duhet lënë që të veprojë 20 minuta.

Më pas shpëlajeni maskën dhe flokët i trajtoni me balsam.

Mjafton që këtë maskë ta vendosni një herë në javë.

(Kosova Sot)