Një po të madhe për bojëkuqin në kapakët e syve

  • 19 March 2019 - 18:30
Një po të madhe për bojëkuqin në kapakët e syve

Shpeshherë nuk mund t'i bëjmë ballë dëshirës për grimin e ri, edhe pse nuk na nevojitet. Shpeshherë edhe çanta është tepërt e rëndë, sepse hedhim shumë prodhime të bukurisë "për çdo rast". Nëse edhe ju jeni në gjendje si kjo, atëherë provoni që disa produkte t'i zëvendësoni me disa të tjera, për shembull, bojëkuqin e preferuar përdoreni në vend të hijeve për sy.

Pak e çuditshme? Ja përse është ide e hatashme. Disa sezone të kaluara, grimi me efektin mat ishte hit - buzëkuq për buzë, pudër të lëngshme, hije për sy. Më populloret janë, gjithsesi, paleta e hijeve në ngjyrë ezmere, që përdoren për grim modern të syve. Propozimi ynë është - paletën e preferuar të hijeve nxirreni nga çanta e kozmetikës dhe e lini për sezonin tjetër, provoni disa fshehtësi, me të cilat shërbehen bukuroshet e pistave, transmeton gazeta Kosova Sot.

Fshehtësitë e bukurosheve nga pistat Ato këshillojnë aplikimin e bojëkuqit në sy në vend të hijeve. Besojmë se do të shkëlqeni. Kohëzgjatja e bojëkuqit është shumë e mirë, e pigmentet e ngjyrës të përsosura. Mjaftueshëm për dukjen e kapakëve tuaj. Bojëkuqi në kapakët e syve nuk grumbullohet në flegrat e syve, që shpesh ndodh me hijet. Ngjyra e bojëkuqit thekson vijat natyrale të fytyrës dhe nuk do ta keni ndjenjën se e keni tepruar me sasinë e grimit në sy. Në mënyrë të përsosur përshtatet me faqet, do të dukeni natyrale pa e tepruar me grimin.

(Kosova Sot)