Ju që keni flokë të dobët, kjo maskë është zgjidhja e duhur

  • 20 March 2019 - 08:25
Ju që keni flokë të dobët, kjo maskë është zgjidhja e duhur

Edhe pse hithrat te ne janë preparati më i njohur natyral për kujdesin e flokut të dobët dhe qimes problematike, derisa maska nga qepa ka shumë përparësi sepse squfuri nxit prodhimin e kolagjenit dhe keratinës, proteina që janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e  thonjve të fortë dhe flokut.

Për fat të keq, shkaku i konsumimit të ushqimit të sotshëm të përpunuar industrialist, kultivimi i pemëve dhe perimeve në tokën e varfër me proteina, shumicës prej nesh në ushqim e kështu edhe në organizëm, ndjejmë mungesë kronike të këtij mineralit të rëndësishëm.

Pasi që nxit rritjen e flokut, squfuri mundëson funksionim normal të pothuajse të gjitha indeve në trup. Preferohet që qepën ta përfshini në ushqimin e përditshëm, e kjo maskë bën çudinë.

Përgatitja e maskës nga qepa

Nevojitet ta qëroni qepën, ta copëtoni në katër pjesë dhe ta përzieni në blender. Lëngun nga qepa ta procedoni nëpër garzë dhe më pas e aplikoni në rrënjën e flokut.  Maskën ta mbani për një orë, më pas e shpëlani.

(Kosova Sot)