Deri tash gabimisht e keni pastruar fytyrën! Tetë gabimet që kurrë s'e keni ditur që i bëni

  • 20 March 2019 - 18:28
Deri tash gabimisht e keni pastruar fytyrën! Tetë gabimet që kurrë s'e keni ditur që i bëni

Mund ta lavdërosh veten duke hequr grimin çdo natë, por nëse nuk përdorni teknikat e duhura për pastrimin e fytyrës mund të jeni në rrezik nga çarja e lëkurës, madje edhe plakja e hershme. Dhe, sipas mjekes dhe biologes molekular të shumë yjeve Dr. Rozina Ali, nga Liverpuli, efekti i mospastrimit si duket me kalimin e kohës sa vjen e përkeqësohet. 'Kjo është edhe më keq se sa mosheqja e grimit në lëkurë të re', ka thënë ajko për "Femail".

Image

PA FËRKIM, PA ASHPËRSI

Ekziston një gjeneratë e tërë e vjetër që është mësuar ta përdorë ujin, përderisa është një gjeneratë e re që sipër lëkurës së tyre të ndjeshme hedhin produkte të ashpra dhe metoda të ashpra. Për një pjesë të pëlqyeshme dhe esenciale të kujdesit ndaj lëkurës është vërtet befasuese se sa shumë huti ekziston përreth pastrimit. Rregulli i artë është të jeni të kujdesshme dhe të butë me lëkurën tuaj, përderisa pastrimi duhet të jetë ritual. Pasi ta keni pastruar dhe tharë fytyrën, gjithmonë prisni disa minuta dhe të shikoni se si ndihet lëkura juaj - duhet të jetë e butë. Por, nëse shpejt ndihet e thatë, pastruesi është shumë i ashpër dhe heq yndyrën natyrale nga fytyra. Merrni kohë sa të keni nevojë, jini të kujdesshëm dhe të butë dhe fokusohuni se si pastruesi e bën lëkurën tuaj të ndihet. 

Image

TOP- 8 GABIMET NË PASTRIMIN E LËKURËS

1. E pastron fytyrën vetëm me ujë: Vetvetiu uji nuk e ka fuqinë që të heqë krejt papastërtitë si grimi dhe sebumi shtesë dhe pastrimi me ujë të vakët apo të ngrohtë vetëm sa e thanë lëkurën. 2. E pastrojeni thellë fytyrën çdo ditë: Kjo në fakt bën më shumë dëm sesa dobi; është e panevojshme dhe lëkurën e bën të djeshme, të irrituar dhe të vuajë nga dëmtimet. 3. Përdoreni sapun të rregullt për pastrimin e fytyrës: Sapuni munde ta zhveshë fytyrën tuaj nga vajrat e veta natyrale, duke lënë lëkurën të ndihet e shtrënguar. Për më shumë, sapuni shqetëson pH-në e lëkurës. 4. Pastrojeni fytyrën vetëm në mbrëmje: Në mëngjes, bakteret nga jastëku barten në fytyrë e po ashtu edhe yndyra nga floku, sigurohuni ta pastroni fytyrën. 5. Fytyrën e pastroni vetëm në mbrëmje: E kemi thënë se pastrimi i fytyrës në mëngjes është e rëndësishme, por pastrimi i fytyrës në mbrëmje është obligim. Grimi, vajrat, ndotjet dhe papastërtia, kujdesi natën është esencial. 6. Pastrojeni fytyrën me ujë të nxehtë: Uji tepër i nxehtë e thanë fytyrën dhe dëmton indet delikate dhe lëkurën e fytyrës. Përdorni ujë të vakët. 7. Përdorni çdo lloj pastruesi për fytyrë: Përkujdesuni të përdorni një preparat që i shkon fytyrës tuaj. 8. Fytyrën e pastroni më shumë se katër herë në ditë: Duket ide e mirë, por pastrimi i tepërt nxit prodhimin e tepërt të yndyrave. 

Image

HEQJA E QELIZAVE TË VDEKURA TË SHNDËRROHET NË RUTINËN TUAJ TË PASTRIMIT

Qelizave të lëkurës u nevojiten dy javë të kalojnë nëpër shtresat e thella të sipërfaqes dhe gjatë kësaj kohe bëhen të yndyrshme, rezistente ndaj ujit dhe humbasin pjesën qendrore të tyre. Këto qeliza të vdekura qëndrojnë në sipërfaqen e lëkurës për edhe dy javë të tjera dhe formojnë një shtresë mbrojtëse ndaj ujit. Me plakjen lëkura ngadalëson dhe qelizat e vdekura mund të qëndrojnë në sipërfaqe dhe mund të mos shpërndahen edhe për disa javë shtesë, që e bën lëkurën të duket e papastër dhe parandalon absorbimin e produkteve që mbrojnë lëkurën dhe nuk i lejon ato që të depërtojnë nëpër shtresa më të thella të lëkurës. Kjo është koha kur pastrimi i thellë bën punë. Pastrimi e bën lëkurën të shkëlqejë, të hidratohet.  

(Kosova Sot)