5 trendët që do ta pushtojnë botën e aksesorëve gjatë pranverës

  • 21 March 2019 - 08:35
5 trendët që do ta pushtojnë botën e aksesorëve gjatë pranverës

Tash kur dimri pothuajse përfundoi, përfundimisht është koha që të filloni të mendoni për pranverën. Në vazhdim lexoni për pesë trendët më të mëdhenj pranveror që mund t’i përqafoni që tani

Materialet natyrale

Materialet si liri dhe kashta secilit kombinim mund t’i sjellin erën e kohës së ngrohtë. Veshjet e thurura në ngjyra të tokës dhe materialet natyrale theksohen sidomos nëse i kombinoni me ngjyrë të bardhë, por shkëlqyeshëm përshtaten edhe me tonet pastele dhe të errëta.

Sandalet minimaliste

Kthim të madh në këtë sezon kanë sandalet me rripa të hollë që ngjasojnë me modelet nga të nëntëdhjetat dhe fillimin e viteve 2000. Kombinim ideal janë rripat e hollë dhe ngjyrat neutrale.

Detajet e tejdukshme

Dukjes tuaj pranverore shtoni edhe detajet e kristalta të tejdukshme “PVC”, më së miri në çantat moderne.

Çantat me rrip

Kthimi i madh i çantave që mbahen rreth belit, e tash mund t’i mbani edhe të hedhura sipër krahëve. Secilit kombinim i jeë dukje të relaksuar.

Punë dore

Këtë pranverë përfundimisht mbizotëron trendi që aplikohet tash e një kohë. Bëhet fjalë për shtesat unikate të bëra me dorë që vlejnë për luksin e ri.  Ky trend sidomos theksohet kur bëhet fjalë për çantat ose vathët.

(Kosova Sot)