Është aprovuar medikamenti i parë për gratë, që vuajnë nga depresioni pas shtatzënisë

  • 21 March 2019 - 12:24
Është aprovuar medikamenti i parë për gratë, që vuajnë nga depresioni pas shtatzënisë

Depresioni postpartum ose depresioni pas shtatzënisë është një lloj i çregullimit i shfaqur tek nënat menjëherë pas lindjes së foshnjës. Simptomat e këtij çrregullimi përfshijnë: energji të dobët, ankth, lëkundje të disponimit dhe humbje peshe.

Ky medikament ka efekt të menjëhershëm , zakonisht brenda 48 orëve ndryshe nga antidepresantët e tjerë, të cilët japin efekt pas dy deri në katër javë. Ekspertët thonë se trajtimi i ri do të sigurojë një lehtësim të menjëhershëm të simptomave për nënat, të cilat vuajnë nga ky çrregullim. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një në shtatë gra, vuajnë nga ky lloj depresioni përgjatë dhe pas shtatëzanisë.

“Depresioni postpartum është një gjendje shumë serioze dhe është kërcënuese për jetën”, tha Dr. Tiffany Farchione drejtoreshë e Spitalit të Psikiatrisë.

Medikamentet e tjera, që janë përdorur deri tani merren me anë të infuzionit dhe vetëm me përshkrim dhe mbikëqyrje nga mjeku. Ky infuzion kushton shumë, përafërsisht 34.000 $ për një pacient.

Tableta e re përmban një molekulë të ngjashme, e cila do të jetë e çasshme dhe më e lehtë për tu përdorur. Kjo tabletë do të lehtësojë simptomat e depresionit të grave pas shtatzënisë dhe kjo gjendje e lehtësimit të simptomave do të vazhdojë deri në një muaj pas marrjes së trajtimit. 

(Kosova Sot)