Nënat që konsumojnë shumë sheqer gjatë shtatzënisë rrezikojnë foshnjat e tyre

  • 24 March 2019 - 08:37
Nënat që konsumojnë shumë sheqer gjatë shtatzënisë rrezikojnë foshnjat e tyre

Gratë shtatzëna, të cilat konsumojnë një sasi të lartë të yndyrave dhe sheqernave mund të rrezikojnë foshnjat e tyre të kenë probleme me zemrën.

Hulumtuesit thonë se në studimin e bërë në minj, ata që janë shtatzënë dhe konsumojnë ushqime të pashëndetshme gjatë dhe para shtatzënisë zhvillojnë çrregullime në zemrën e foshnjave të tyre. Fatkeqësisht këto çrregullime trashëgohen edhe në gjeneratën e tretë, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Ekipi I Universitetit St Louis në Washington, thotë se këto studime tregojnë se sa e rëndësishme është për nënat shtatzëna të konsumojnë ushqime të shëndetshme dhe të mbajnë një peshë standarde edhe gjatë shtatzënisë. Në studimet e bëra u vërejt se shumica e foshnjave të nënave obeze zhvillojnë çrregullime zakonisht të ventrikulit të majtë, e cila e pompon gjakun nga zemra.

“Janë vërejtur disa ndryshime në zemrën e foshnjave vajza dhe djem, të cilat ende nuk kanë një shpjegim, kështu që studimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e përgjigjeve të këtyre dilemave”, tha Dr. Abhinav Diëan, profesor në fakultetin e mjekësisë ne Universitetin e Washingtonit.

Pyetja me e rëndësishme, që mund të bëhet tani nga njerëzit është : “Çfarë do të ndodhë nëse gjyshja imë ka qenë obeze?”, ta Dr. Jeremie Ferey. “Ne kemi nevojë të zhvillojmë studime të tjera derisa të jetë e mundur që të bëhet rikthimi I këtyre defekteve mitokondriale që janë përgjegjëse për trashëgimi, mirëpo në përgjithësi nënat duhet të jenë të vetëdijshme që një dietë e shëndetshme gjatë shtatzënisë është gjithmonë shumë e rëndësishme për shëndetin e foshnjave”. 

(Kosova Sot)