"Cropped Jeans", si ta vishni këtë model popullor të xhinseve?

  • 27 March 2019 - 09:34

Xhinse krahas secilit kombinim të modës që moti janë shndërruar në imperativ kur bëhet fjalë për modën e përditshme. Mirëpo, ato shkëlqyeshëm kombinohen edhe në rastet e tjera, e edhe ato formale. Ajo që është e sigurt është se xhinset kurrë nuk dalin nga moda, përkundrazi, në këtë drejtim gjithnjë na gëzojnë disa modele të reja. Bëhet fjalë për "Cropped jeans", modelin e "shkurtuar" të xhinseve. Xhinset që ndryshe quhen edhe "pesë të gjashtat" me këmbë të kthyera apo thjeshtë xhinset e grisura, dhe atë me modele të ndryshme, janë variant në temën e modelit "cropped jeans".

Gjithsesi, mund t'i vishni në mënyra të ndryshme, ja disa prej ideve. Së pari një model që është aktual, që mund të jetë efektiv - xhinset e grisura me këmbë të gjera. Me sa duket më së miri kombinohen me këpucët me taka, sepse ashtu zgjatet figura, e sidomos duken mirë me një rrip dhe, bluzë të bardhë. Ose, xhinset e grisura pa elastikë, dhe bel të thellë, që po ashtu mund t'i vishni me sandale dhe këpucë, me detaje me lara nëse dëshironi të dukeni më shik, apo veshjen e sipërme në një ngjyrë neutrale, të zezë për shembull. Kjo mundet të jetë zgjedhje për daljet me shoqet për pije apo drekë.

E, tani një variant krejtësisht veror: xhinset e grisura, një bluzë të shkurtë dhe çizme. Urbane, moderne dhe ndryshe! Dhe, edhe dy variante pranverore, me xhinse të shkurta të ngushta, që në mënyrë ideale kombinohen me këpucë të rrafshëta, pallto apo tunikë, varet se cili stil ju pëlqen

(Kosova Sot)