Kendall Jenner dikton trendin e ri të manikyrit

  • 29 mars 2019 - 10:04
Kendall Jenner dikton trendin e ri të manikyrit

Anëtaret e familjes së famshme Kardashian-Jenner pëlqejnë të eksperimentojnë me dukjen e tyre, dhe me kombinimet e modës kur bëhet fjalë për manikyrin. Gjithmonë e aplikojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, prandaj edhe janë të preferuarat e kritikëve të modës dhe njerëzve nga bota e bukurisë. Pos se përcjellin të gjithë trendët e modës, janë prej të rrallave që edhe i krijojnë ato.

Manekinia e njohur Kendall Jenner është një nga motrat Kardashian-Jenner. Edhe pse motrat e saj shpesh ndryshojnë dukjen e tyre rrënjësisht, Kendall kryesisht bazohet në stilin e njëjtë të flokut, kombinimet e modës dhe stilin e jetës.

Por, tashmë ajo ka dalë nga zona e komforit dhe ka bërë manikyrin më të çmendur deri më tani. Në fakt, midis zonjave të njohura është shfaqur trendi i ri kur bëhet fjalë për thonjtë. Vizatimi i detajeve të kafshëve nëpër pllakën e thoit është hit i vërtetë, e aktoret dhe këngëtaret e njohura po çmenden pas këtij trendi. Pasi e dimë se pikërisht zonjat e njohura lajmet e tillë i shpërndajnë si me shpejtësinë e dritës, edhe kësaj radhe asgjë nuk ka ndryshuar.

Në fakt, Kendall Jenner për fundjavë ka publikuar foton në të cilën shumë mirë shihen thonjtë e saj si dhe dezeni në ta. Kafshët, të vizatuara me dorë dhe me lara janë shumë popullor midis yjeve.

Image

(Kosova Sot)